LAJMI I FUNDIT:

Prototipi i ri në Android, modeli E-Ink

Prototipi i ri në Android, modeli E-Ink

Gjatë javës, përkatësisht në KOngresin Botëror Mobil kompania Onyx International ka prezantuar modelin e ri të telefonit Android, prototipin E-Ink, i cili duhet të mbushet vetëm një herë gjatë javës.

Onyx International tashmë është e njohur si kompani e cila prodhon pajisje në teknologjinë bardhe e zi, E-Ink, dhe ndër modelet më të njohura të saj është lexuesi elektronik i quajtur Boox.

Ndërsa, telefoni i saj i mençur në Android, E-Ink është në zhvillim e sipër, dhe për momentin është në fazën e konceptimit, se sa në atë të lansimit final. / Telegrafi /