LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e SharrCemit

Protestojnë punëtorët e SharrCemit

Dhjetëra punëtor të fabrikës së çimentos SharrCem në Han të Elezit, kanë protestuar të hënën duke e gjuajtur me ve objektin e kësaj fabrike,e cila është privatizuar nga kompania greke Titan.

Ata ka një javë që po protestojnë për shkak të ndërprerjes së 60 për qind të pagës të cilën e kanë marrë deri më tani si shpërblim për largim nga puna. Ish- punëtoret e kërkojnë nga kompania greke Titan, por edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, pagesën e 60 për qind të pagës edhe për tre vjetët e ardhshëm.

Ndërkaq, AKP-ja ka bërë marrëveshje me kompaninë greke Titan, e cila e ka privatizuar këtë që pagat e ish -punëtoreve t’u paguhen vetëm për një vit.

Protestuesit kanë marrë mbështetje edhe të kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili thotë se kërkesat e ish- punëtorëve janë plotësisht të drejta dhe se, sipas tij, ato duhet të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. /Telegrafi/