LAJMI I FUNDIT:

Protestat kundër KEDS-it, nuk ndalen deri në realizimin e kërkesave

Protestat kundër KEDS-it, nuk ndalen deri në realizimin e kërkesave

Protesta kundër tarifave të larta të energjisë elektrike ka vazhduar edhe sot, para ndërtesës së KEDS-it, me një numër jo të madh të qytetarëve. Në ditën e katërt radhazi të kësaj proteste, vazhdohet të kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike, kthimi i tarifës ditore dhe transparenca publike mbi pronarin e kësaj kompanie.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste nga Klubi Politik i Studentëve, Fitim Salhiu, tha se KEDS është përgjegjëse për ngritjen e lartë të çmimit, pavarësisht se ata fajin ja lënë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. “ KEDS-i vetëm lëshon përmes zyrës për informim disa deklarata ku ka gjysmë të vërteta gjysmë gënjeshtra. KEDS-i këmbëngul vazhdimisht që vendi për të protestuar është ZRRE, ndërkohë asnjëherë akoma nuk e ka komentuar ligjin për rregullatorin e energjisë, miratuar në vitin 2010 e që ne vazhdimisht këmbëngulim në atë ligj si argument tonin i cili e specifikon shumë qartë, se prej janarit 2015 e drejta për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike i kalon kompanisë private të KEDS-it”, tha Fitimi.

Qytetarët që i janë bashkangjitur kësaj proteste thonë se çmimi i energjisë elektrike është tejet i lartë dhe i papërballueshëm.


Halit Sfarqa, mendon se nuk duhet të protestojnë vetëm para KEDS-it, por duhet të dalin edhe para Qeverisë. “Mendoj që duhet të dalin sa më shumë qytetarë, edhe kështu sa të mos dalin kërkush s’ka me marrë parasysh. Duhet me dal sa më shumë te Qeveria atje. Se këtu badihava, se ata i kanë fotelet, ata marrin rroga të majme e ne nuk mundemi me i përballu këto, se dikush me një pension, ne konsumatorët nuk mundemi me ia paguar ato që kanë ndodhur në KEK, sepse gjinja janë lodhur nuk munden me përballua”, tha Sfarqa.

E Fehmi Avdiu, thotë se pronarët e kësaj kompanie nuk janë investitorët e huaj, por janë multi-miliarderët e vendit tonë dhe se sipas tij duhet të dal i gjithë populli i Kosovës për të protestuar kundër çmimeve kaq të larta. “Këtu ka vy krejt Kosova me dalë edhe këto nuk i shiten këtyre të huajve, po këta bashkëpunojnë e vetë multi-miliarderët fshihen pas tyre, i blejnë dhe vetë i shfrytëzojnë se kjo nuk është e mundur që me ardhur të huajt, tani i shtrenjtojnë e i bëjnë të gjitha të zezat se e kanë dobi për vete, se kanë për këta, se me pas për këta nuk i shtrenjtojnë. Qetu është problemi, që fshihen këta që e kanë shitë sipërmarrjen e hekurat ia kanë paguar sipërmarrjes. Domethënë ato mbeturinat i kanë paguar aq lirë sa e kanë shitë. E ku është klasa punëtore që nuk vjen këtu me i kërkuar të drejtat e veta e me dalën. Le të zgjohet populli i Kosovës, le ta din në dorë të kujt ka mbetur, as shkau kështu s’kish ba”, tha Avdiu.

Ndërsa, Eroll Gashi, nga Klubi Politik i Studentëve, është shprehur i bindur se KEDS-i do t’i marrë seriozisht këto kërkesa të tyre, pasi që ato janë kërkesa të vetë qytetarëve të Kosovës. “Kemi dalur edhe sot dhe do të vazhdojmë të dalim edhe me protestë edhe me aksione simbolike, politike që t’i shtyjmë përpara kërkesat tona dhe jemi të bindur se KEDS-i duhet t’i marrë seriozisht këto kërkesa, sepse janë kërkesa të qytetarëve të Kosovës, pra të konsumatorëve të tyre. Po ashtu kemi bërë thirrje që qytetarët të bëjnë rezistencë ndaj KEDS-it, pra të mos e paguajnë rrymën, duke qenë të bindur se nuk po e paguajnë vetë rrymën, por edhe hajninë çdo ditë me çmime të rrymës”, tha Gashi.

Protesta do të vazhdojë edhe nesër në orën 12:00 para objektit të KEDS-it, ku organizatorët e saj i bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në masë më të madhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori