LAJMI I FUNDIT:

Protesta të hekurudhës

Protesta të hekurudhës

Protesta e të punësuarve në hekurudha ka penguar sot pothuajse të gjithë qarkullimin hekurudhor në Belgjikë.

Në pjesën ku flitet frëngjisht, nuk po qarkullon asnjë tren, ndërsa në pjesët tjera qarkullimi po zhvillohet vetëm pjesërisht, kumtoi një zëdhënës i hekurudhave.

Të prekur janë edhe udhëtarët nga Gjermania dhe vendet e tjera, që duhet të kalojnë nëpër Belgjikë për në Francë apo Britani të Madhe.

Sindikatat e hekurudhës kanë paralajmëruar një protestë 24 orëshe, për shkak të mungesës së personelit, kushteve jo të mira të punës dhe mos pagesës së parave të premtuara shtesë. /Telegrafi/