LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Greqi për ditën e 1 Majit

Protesta në Greqi për ditën e 1 Majit

Në Greqi dita e 1 Majit po shënohet me marshime dhe greva kundër masave të ashpra që kërkon Bashkimi Evropian në këmbim të paketës së shpëtimit.

Policia greke thuhet të ketë hedhur gaz lotsjellës kundra të rinjve që po protestojnë krah sindikatave të punonjësve, tek ata parakalonin përpara ministrisë së financave.

Incidente të ngjashme janë raportuar edhe në qytetin e Selanikut.

Udhëheqësit e sindikatave shpresojnë se protestat, përfshirë dhe marshimin përmes kryeqytetit Athinës do të jenë tregues të fortë të rezistencës ndaj shkurtimeve të pagave, rritjes së taksave, dhe uljes së pensioneve që kërkon të implementojë qeveria.


Por qeveria ka frikë se po të mos merren këto masa, komuniteti ndërkombëtar nuk do t’ia japë borxhin prej 60 miliard dollarësh që i ka premtuar.

Kryeministri George Papndreou do të japë më shumë detaje për shkurtimet ditë e diel. /bbc/