LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike

Protesta kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike

Aksioni Qytetar FOL ’08, Iniciativa për Progres (INPO), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e të Njeriut (YIHR), kanë mbajtur sot një tubim para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ti rikujtuar këtij institucioni peticionin e nënshkruar nga 10529 qytetar dhe për të kundërshtuar ngritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Tubimi ka filluar nga ora 10:00, në të njëjtën kohë kur takohej edhe Bordi i Drejtorëve i ZRrE-së.

Ramadan Ilazi, Koordinator i Aksionit Qytetar FOL ’08 theksoi se qëllimi i tubimit është kundërshtimi i propozimit të KEK-ut për ngritjen e tarifës së energjisë elektrike dhe se ZRrE ka se paku tri arsye qenësore për të mos ngritur tarifat e rrymës.

“Arsyeja e parë është peticioni i nënshkruar nga 10529 qytetar të Kosovës kundër ngritjes së tarifës së energjisë elektrike, pastaj rekomandimi për mos ngritje të tarifës së energjisë elektrike nga ana e Komisionit Parlamentar për Energji dhe Komisionit Parlamentar për Peticionesi ndërsa arsyeja e tretë është se 38% e qytetareve të Kosovës jetojnë në varfëri përderisa mbi 40% është shkalla e papunësisë në këtë mënyrë ngritja e tarifës është e pakuptimtë dhe e papërballueshme”.


Mësohet se, Bordi i ZRrE-së edhe përkundër se është mbledhur sot, nuk pritet të diskutohet çështja e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Një vendim të tillë Bordi i ZRrE-së pritet ta marrë pas dy javësh.

Ndyshe KEK-u ne adresë të ZRrE-së ka dërguar dy herë të njëjtën kërkesë, duke këmbëngulur që rritja e çmimit të energjisë të bëhet për 8% në të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe 11% për konsumatorët e amvisërisë ndërkaq vendimi i ZRrE-së do të jetë ai për rritjen e çmimit të energjisë në 2.5%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori