LAJMI I FUNDIT:

Proteinat nxisin shpresat për mjekim të kancerit

Proteinat nxisin shpresat për mjekim të kancerit

Shkencëtarët po zhvillojmë një molekulë ‘të mençur’ për të bllokuar funksionet e shkaktarit të zgjerimit të kancerit.

Hulumtimet e reja mbi proteinat mund të ndihmojnë në një trajtim të mëtejmë të kancerit të gjirit, është bërë e ditur së fundi.

Shkencëtarët nga British Columbia University, kanë studiuar proteinën podocalyksin, e cila më herët është identifikuar si një parashikues i llojit të kancerit të gjirit që zgjerohet edhe në tjera zona në trup. Ata kanë gjetur se podokalyksina nuk vepron vetëm si një indikator i sëmundjes por po ashtu edhe si një agjent, duke ndryshuar trajtën dhe mënyrën e sjelljes së qelizës tumorale.

Duke i shfrytëzuar këto njohuri, ekipi ka thënë se në të ardhmen shpresojnë me anë të kësaj proteine të pengojnë dëmtimin e qelizave dhe në këtë mënyrë të parandalojnë zgjerimin e kancerit në kudo nëpër trup.


Professor Calvin Roskelley, gjurmues kryesor lidhur me këtë, është shprehur: “Fajtori fshihet në pjesë të dukshme të sipërfaqes së qelizës tumorale, ashtu që ne tashmë po zhvillojmë një molekulë ‘të mençur’ për të bllokuar funksionet e këtij shkaktari”. Synim kryesor kemi të gjenerojmë trajtime me objektiva të reja, jo toksike, shumë më të ndryshme nga hemoterapia standarde’”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori