LAJMI I FUNDIT:

Propozohet ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Propozohet ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot priti ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Gjatë bisedës ministri e informoi ambasadorin për zhvillimin e fushave që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), për problemet që po paraqiten në autostradën Morinë-Merdar “Ibrahim Rugova”, si dhe përmendi propozimin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, si mundësi konkretizimi në të ardhmen.

Ai po ashtu, falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.


Ndërkaq, ambasadori Minxhozi e uroi Zharkun për emërimin e tij dhe u zotua se Ambasada e Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore përmes projekteve të përbashkëta rajonale. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për bashkëpunim të ndërsjellët në mes të dy shteteve, përkatësisht në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori