LAJMI I FUNDIT:

Propagandistët e Putinit zgjedhin objektivin e radhës për pushtim: Kazakistani, ka shumë rusë atje

Propagandistët e Putinit zgjedhin objektivin e radhës për pushtim: Kazakistani, ka shumë rusë atje

Në emisionin e propaganduesit të njohur të Vladimir Putinit, Vladimir Sovolyov, të ftuarit kanë diskutuar për lëvizjet e ardhshme të politikës së jashtme të Rusisë.

Pavarësisht se forcat ushtarake ruse nuk arritën sukses të madh ushtarakë në fushëbetejë në Ukrainë, të ftuarit në televizionin shtetëror rus, diskutuan për objektivin e ardhshëm për pushtim, transmeton Telegrafi.

Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka publikuar një pjesë të këtij emisioni, që tregon se si është zgjedhur Kazakistani si objektiv për pushtim potencial në të ardhmen.


“T’i kushtojmë vëmendje faktit që problemi ynë i radhës është Kazakistani, sepse aty mund të nisin të njëjtat procese naziste si në Ukrainë”, thotë një nga të ftuarit e emisionit.

Solovyov kujtoi faktin se Rusia ka kufirin më të gjatë me Kazakistanin.

“Dhe shumë rusë janë atje, i gjithë karburanti bërthamor për të gjithë Rosatomin tonë është atje,” shtoi folësi i parë.

Kujtojmë se Rosatom është agjencia shtetërore ruse për energjinë bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori