LAJMI I FUNDIT:

Pronari i poliklinikës Avicena KS, Driton Shuki nuk i harron familjarët e policëve të rënë në detyrë

Pronari i poliklinikës Avicena KS, Driton Shuki nuk i harron familjarët e policëve të rënë në detyrë

Në prag të festave të nëntorit dhe në një kohë krize ekonomike ku çmimet vazhdojnë të kenë ngritje të vazhdueshme, pronari i Avicena KS, Driton Shuki mendon për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë dhe familjarëve të tyre, kështu duke ju dhuruar zbritje në të gjitha analizat rutinore biokimike dhe gjëndrës tiroide.

Kësisoj, Avicena KS si lider i fushës së diagnostikës në vend në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve tani ka shtuar edhe institucionin më të besuar në vend, Policinë e Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Adelina Osmani, përfaqësuese e Avicena KS parasheh që për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për të gjithë familjarët e policëve të rënë në detyrë, çmimi për kryerjen e analizave rutinore biokimike dhe gjëndrës tiroide është me zbritje 50 për qind, ndërsa në të gjitha llojet tjera të analizave është 30 për qind nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Për të gjithë familjarët e ngushtë të të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, çmimi për kryerjen e analizave laboratorike është me zbritje 20 për qind nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

Avicena KS si institucioni privat më i besueshëm i fushës së diagnostikës në vend, mendon vazhdimisht për mirëqenien e qytetarëve në vend edhe në këtë kohë jo të lehtë për të gjithë ne.

Avicena KS, jeto shëndetshëm!

Artikull i sponzorizuar