LAJMI I FUNDIT:

Prona që shitet dhe privatizohet, tani vetëm në buletin

Prona që shitet dhe privatizohet, tani vetëm në buletin

Ministria e Financave njoftoi sot se, tani e tutje, të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, do të botohen në dy buletine zyrtare.

Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave bën me dije se është organi që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet dhe se, duke filluar nga ankandi i radhës, do të dërgojë për botim çdo njoftim për ankand vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik dhe Buletinin e Botimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare, thuhet në njoftimin.

Sikurse dihet, një nga format me të cilat bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private është edhe shitja e pronës nëpërmjet ankandit, ku pronarët e truallit kanë të drejtën e parablerjes.


Deri më sot, përkujton Ministria, njoftimi për zhvillimin e ankandit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi është realizuar nëpërmjet publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimit Publik, si dhe në media kombëtare – gazeta me qarkullim kombëtar dhe TV kombëtar.

Kjo, sipas dispozitave të reja ligjore, nuk vlen më, dhe njoftimet e tilla në të ardhmen nuk do të publikohen në media kombëtare.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.78/2014, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare, në zbatim të nenit 9, pika 6 ‘Parashikimet aktuale në aktet ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me botimin në median kombëtare, zëvendësohen me botimin në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare’, ju bëjmë me dije se njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, nuk do të botohen në mediat kombëtare (gazeta dhe TV kombëtare), por vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori