LAJMI I FUNDIT:

Promovohet monografia për Smajl Kelmendin

Promovohet monografia për Smajl Kelmendin

“Smajl Kelmendi, ‘një gjurmë intelektuale përgjatë një jete’” është monografia e autorëve Naim Kelmendi e Skender Mulliqi, e cila u promovua para shumë të pranishmëve në ambientet e teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

Recensenti i monografisë, Valdet Hysenaj, para të pranishmëve tha se ky libër nderon jetën , veprën dhe vlerat e një intelektuali dhe veprimtari të çështjes kombëtare, siç është Smajl Kelmendi.

Autori i monografisë, Naim Kelmendi, sqaroi se ideja për një monografi jetësore e të karrierës për intelektualin e atdhetarin Smajl Kelmendi ishte e kamotshme, por u arrit të realizohet në 10 vjetorin e vdekjes së tij.


Ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajqi, e kujton Smajl Kelmendin si njeri përkrahës të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Në fund të promovimit të Monografisë, është shfaqur edhe një film dokumentar për jetën dhe veprën e Smajl Kelmendit. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
A është Bubulina shqiptare?

A është Bubulina shqiptare?

Kulture
Rotshildët në Butrint

Rotshildët në Butrint

Kulture
NËSE

NËSE

Poezi
Përsëri, për gratë...

Përsëri, për gratë...

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Kalo në kategori