LAJMI I FUNDIT:

Promovohen poçet efecientë

Promovohen poçet efecientë

Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka Pula, ka nisur të martën në Gjilan fushatën e kursimit të energjisë elektrike përmes përdorimit të poçeve efecientë.

Sipas ministres Pula, me ketë projekt synohet kursimi dhe shfrytëzimi i energjisë elektrike sa më racionalist.

”Qëllimi i projektit është të inkurajojë amvisëritë që të përdorin më tepër poçet efecientë”, ka thënë ministrja Pula, duke ndërruar poçet në familjen Shehu.

Projekti për ndriçim efecientë në Kosovë është iniciative e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, i cili zbatohet me mbështetjen e organizatës gjermane GTZ. /Telegrafi/