LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale “mollë sherri” për qeverinë e re

Prokuroria Speciale “mollë sherri” për qeverinë e re

Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe miratimi i disa zgjidhjeve ligjore që garantojnë punën e pa penguar të këtij institucioni, pritet të jenë pikat kryesore të negociatave për formimin e qeverisë së re mes OBRM-së dhe BDI-së, që edhe zyrtarisht kanë nisur të mërkurën me një takim mes liderëve të tyre, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, të mbajtur larg syve të opinionit publik, shkruan REL.

Dy partitë nuk kanë dhënë asnjë detaj nga ky takim, por jo zyrtarisht mospajtimet janë theksuar për rolin e Prokurorisë Speciale, me ç’rast Gruevski është shprehur edhe njëherë kundër vazhdimit të mandatit të këtij organi, për dallim nga Ahmeti, i cili është angazhuar për punën e pa penguar në hetimin e të gjitha rasteve ku të dyshuar janë zyrtarë të lartë shtetëror.

Pozicioni i OBRM-së, u theksua edhe nga zyrtarë të tjerë të kësaj partie pas vendimit të Prokurorisë Speciale për të ndërprerë hetimet për rastin “Puçi”, ku të dyshuar për aferën e spiunimit dhe përpjekjes si thuhej të marrjes së pushtetit me forcë ishin disa persona përfshirë edhe liderin opozitar, Zoran Zaev.


“Tani më nuk kemi asnjë dilemë se Prokuroria Speciale është degë partiake e Lidhjes Social-Demokrate dhe se nuk ekziston asnjë arsyeje për ekzistencën e saj në sistemin juridik të vendit”, ka deklaruar Trajko Veljanovski, kryetar i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë

Ndërkohë, përveç çështjes së Prokurorisë Speciale, dy partitë, siç bëhet e ditur, kanë biseduar edhe për aspekte tjera, që nga BDI-ja janë deklaruar si të pa negociueshme, ajo për ngritjen e statusit të gjuhës shqipes dhe integrimin euroatlantik të vendit. Analistët thotë se përveç për Prokurorinë Speciale, OBRM-ja mund të diskutoj për të gjitha çështjet tjera.

“Nuk besoj se do të mundet që OBRM-ja të sjell një vendim që do të nënkuptonte vazhdimin me punë të Prokurorisë Speciale. Ndoshta për gjuhën mund të arrihet marrëveshje, por jo edhe Prokurorinë Speciale e cila nga OBRM-ja është kuptuar si një institucion që shihet si rrezik për të ardhmen e personave kyç të kësaj partie. Prandaj, nëse kemi dy pozicione ekstremisht të kundërta, atëherë logjikisht takimet janë sa për tu legalizuar dhe për të bërë një teatër”, thotë Neziri.

“Një mundësi tjetër është që të dyja partitë të luajnë një lojë të mëhershme me qëllim që të ngritin çështje të reja ndëretnike, që të rrisin mosdurimin ndëretnik që do tu sillte më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbaheshin në maj së bashku me zgjedhjet lokale”, thotë Neziri.

Ai nuk e përjashton as edhe mundësinë që në rast të dështimit të Gruevskit për formimin e qeverisë së re, presidenti Gjorgje Ivanov të mos i jap mandatin partisë së dytë, në këtë rast LSDM-së për formimin e qeverisë së re për shkak të paqartësive që krijon në këtë rast Kushtetuta aktuale, e cila qartë nuk saktëson se e drejta e nisjes së bisedimeve për formim të shumicës parlamentare i kalon partisë së dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori