LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria reagon ndaj deklaratave të Pendarovskit për rastin “Haraçi”

Prokuroria reagon ndaj deklaratave të Pendarovskit për rastin “Haraçi”
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, në lidhje me rastin “Haraçi”.

Nga PTHP thonë se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe se nuk do të lejojnë diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se do t’i përdor të gjitha mundësit kushtetuese dhe ligjore që ta mbroj nga presionet, do të ishte reale sikur tu bënte thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe derisa do jepte mbështetje për përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës”.


“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se për rastin në fjalë, po veprohet në mënyrë joselektive dhe me kohë, sipas planit të hartuar të hetimit dhe se të gjithë të involvuarit në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit. Prokuroria Publike edhe njëherë potencon se rënia pre e presioneve politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë , dëmton procedurën hetimore dhe sigurimin e dëshmive”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

Pendarovski shprehet i zhgënjyer nga prokurorët që ikën për pushime
Lexo po ashtu Pendarovski shprehet i zhgënjyer nga prokurorët që ikën për pushime

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori