LAJMI I FUNDIT:

Projektligji i punës në fazën përfundimtare

Projektligji i punës në fazën përfundimtare

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) pas shumë përpjekjesh dhe negociatash me faktorët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, si FMN, BB, MEF, punëdhënësit, punëmarrësit, përmes kësaj komunikate, njofton opinionin e gjerë se ka marrë pëlqimin final për procedimin e mëtejmë të Projektligjit të punës.

Pas marrjes së këtyre pëlqimeve, ky projektligj është i gatshëm dhe pas miratimit nga ana e kabinetit qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që pritet të ndodhë shumë shpejt.