LAJMI I FUNDIT:

Projektet e mëdha pezull

Projektet e mëdha pezull

Projektet madhore, siç është “Kosova e Re” dhe hidrocentrali i Zhurit, kanë mbetur pezull. Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme të vendosë diçka për to. Së paku jo para zgjedhjeve. Ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka – Pula, thotë se në ditët e ardhshme dihet për “fatin” e tyre.

Projekti “Kosova e Re” po shkon drejt një dështimi të radhës. Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të vendosë për këtë projekt brenda këtij viti. Së paku, jo para zgjedhjeve, të cilat pastaj mund t’i zhagisin punët deri vitin e ardhshëm, raporton gazeta Express.

Në aspektin juridik, Qeveria e Kosovës ndihet e pafuqishme të vendosë diçka, pas situatës së krijuar politike në vend.

Se çka realisht do të ndodhë, nuk e ka të qartë as Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula.


“Ditët e ardhshme varet se çka do të bëhet me të ardhmen e këtyre projekteve, duke përfshire edhe hidrocentralin e Zhurit dhe Kosovën e Re”, tha Pula.

Ndërkaq, premtimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që tenderi për projektin “Kosova e Re” do të shpallet sivjet. Megjithatë, kjo vështirë se do të ndodhë, pas situatës politike të krijuar.

Burime brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë Express se pavarësisht asaj se çka do të ndodhë, pra se a do të shkohet në zgjedhje apo jo, këto projekte do të mbesin pezull për një kohë. Kjo për faktin se Qeveria nuk ndihet e gatshme të marrë çfarëdo vendimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori