Projekti, i cili implementohet nga Fondacioni MDA, synon të ofrojë ngritjen e aftësive ndërmarrëse të të rinjve përmes trajnimeve të ndryshme në lëmin e ndërmarrësis dhe në sigurimin e investimeve për suksesin e biznes idesë.
Të rinjtë Kosovarë që kanë ide biznesi mund të drejtohen në www.mda-foundation.org dhe të aplikojnë me idenë e tyre. Përmes një komisioni përzgjedhës, idetë do të vlerësohen dhe nëse ato i përmbushin kriteret e caktuar nga ky programi do të ftohen të jenë pjesë e këtij projekti.
Idetë e përzgjedhura do te kenë mundësinë të kalojnë një periudhë prej 3 muajve në inkubatorin e biznesit te Fondacionit MDA ku do të zhvillojnë biznesin e tyre.
Ky është një kombinim gjithëpërfshirës i trajnimit dhe mësimit individual për biznes. Zhvillimi i këtij projekti është bërë në atë mënyrë që t’u ndihmojë ndërmarrësve të rinj që të zhvillojnë aftësitë ndërmarrëse dhe të tërheqin investime.
Ky program do të jetë në dispozicion për 48 të rinj, të moshës prej 18-30 vjeç, që i përkasin komunitetit shqiptar dhe serb nga 12 komunat e synuara. Nga secila komunë do të përzgjidhen 4 pjesëmarrës dhe gjatë këtij procesi do të aplikohet parimi i barazisë gjinore (2 meshkuj dhe 2 femra). Në kuptim të ndarjes etnike, 24 pjesëmarrës do të jenë shqiptarë dhe 24 pjesëmarrës serbë. Aktivitetet e projektit do të zhvillohen në objektet e Fondacionit MDA në Prishtinë.
Përveç kësaj, dy idetë më të mira të biznesit do të marrin një grant në vlerë prej 1,000 eurosh si mbështetje financiare. Në anën tjetër, deri 5 pjesëmarrës do të përfitojnë një punë praktike të paguar për dy muaj në Fondacionin MDA, në MDA ose në ndonjë kompani tjetër private në rrjetin e MDA-së.
Programi është i hapur për të rinjtë e moshës 18 deri 30 vjeçar që janë nga komunat Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Gjilan, Istog, Klinë, Obiliq, Pejë, dhe Vushtrri. Afati i aplikimit në këtë projekt është i hapur deri me datën 31 maj 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë