LAJMI I FUNDIT:

Programi i qeverisë krijon treg për makinat e vjetra

Programi i qeverisë krijon treg për makinat e vjetra

Kur qeveria gjermane hartoi programin e blerjes së makinave të vjetra nga qytetarët e vet në këmbim të makinave të reja, ajo harroi një detaj të vogël: harroi të sigurohej se makinat e vjetra nuk do të përdoreshin më si makina, por vetëm si hekurishte. Qeveria pagoi 2500 euro për çdo makinë mbi nëntë vjet të vjetër, me kushtin që qytetarët të blinin një makinë të re. Makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si ndotëse të mëdha të ambientit, u supozua se do të shkriheshin për hekur.

Por së fundmi, hetues privatë zbuluan se disa mijëra makina të vjetra që gjermanët i "hoqën qafe", u morën sërish nga varrezat, u pajisën me dokumente dhe u eksportuan në Lindje apo në Afrikë, ku vijuan të përdoren si makina dhe të ndotin ambientin. Për më tepër, në të paktën një rast, u pa se një makinë ishte dërguar në Poloni për t‘u pajisur me dokumente dhe ishte kthyer sërish në Gjermani për t‘u përdorur.

Besohet se rreth 50 mijë makina të tilla gjetën një jetë të re në Lindje. Për pasojë, edhe popujt e Lindjes duket se kanë përfituar nga bujaria gjermane. Lumi i madh i makinave për të cilat qeveria pati paguar një herë 2500 euro, u shitën në Lindje me çmime shumë më të ulëta dhe mundësia për biznes të tillë, vijon të ekzistojë edhe sot.

Gjermania zotëron një sistem të jashtëzakonshëm riqarkullimi për makinat e vjetra. Një pjesë e madhe e rrangallave të Europës, grumbullohen në Gjermani ku riparohen lehtë dhe rieksportohen në Europën Lindore dhe në Afrikë. Rreth 10 mijë të tilla mbërrijnë çdo vit edhe në Shqipëri dhe Kosove.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori