LAJMI I FUNDIT:

Program social për punëtorët e mbetur papunë nga privatizimi

Program social për punëtorët e mbetur papunë nga privatizimi

Mijëra ish-punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore të mbetur pa punë nga privatizimi i ndodhur pas luftës në Kosovë, nëse merret parasysh kërkesa e BSPK-së, mund t’u krijohet një program social, në bazë të së cilit ata do t’i merrnin nga 79 euro në muaj.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka thënë se kërkesa për ta nxjerrë një program për punëtorët e mbetur pa punë nga privatizimi është legjitime. “Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta hartojë një program social për punëtorët e mbetur pa punë nga privatizimi. Nga ky program punëtorët do të përfitonin nga 79 euro në muaj. Kemi kërkuar nga Qeveria ta krijojë këtë program, por deri më tani s’kemi marrë asnjë përgjigje”, tha ai.

Sipas Arifit, Qeveria duhet ta shikojë mundësinë e krijimit të këtij fondi. “Zgjidhja është që të krijohet një fond prej 460 milionë eurosh nga paratë e privatizimit. Kjo do të ishte e mirëseardhur për punëtorët dhe do të bënte që ata deri në pensionim ta shfrytëzojnë këtë program social”, është shprehur Arifi.

Eksperti dhe profesori Isa Tahiri ka thënë se një program, i cili do t’ua mundësonte punëtorëve të mbetur pa punë nga privatizimi, një lloj ndihmese prej dhjetëra eurove, do të kontribuojë në shumë segmente të jetës. “Kjo jo vetëm se do të ishte ndihmesë për punëtorët, por do të ishte e mirëseardhur për sistemin bankar në vend, pastaj në qarkullimin e mjeteve në Kosovë, pasi miliona euro do të qarkullonin për mallra”, ka thënë ai.


Tahiri tha se programi duhet të krijohet duke i marrë parasysh edhe modelet e vendeve të tjera, të cilat kanë pasur situatë të njëjtë sikur është tani në Kosovë. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori