LAJMI I FUNDIT:

Produktet vendore 20 për qind më lirë

Produktet vendore 20 për qind më lirë

Kanë filluar “Javët e Biznesit Kosovar, 2010”, në Prishtinë ku produktet vendore do të jenë për 20 për qind më lirë. Hapjen solemne të këtij manifesti e ka bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit. (AKB), Agim Shahinin.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e këtij manifestimi tha se Qeveria do ta ndihmoi biznesin dhe bëri thirrje për konsum të produkteve vendore. “Promovimi i produkteve vendore mbetet e prioritet i Qeverisë së Kosovës. Me zhvillimin e sektorit privat do të ketë rrije ekonomike dhe ulje të papunësisë edhe në aspektin afatgjatë”, tha kryeministri Thaçi.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se synim i tyre është rritja e konsumit të produkteve vendore. “Motoja e javëve të biznesit është konsumimi i produkteve vendore duke e zëvendësuar importin”, tha Shahini.

Ndërkaq, Ministri i MTI-së Lutfi Zharku, tha se prodhimet vendore do ta zvogëlojnë importin dhe do ta rrisin ekonominë e Kosovës.


Produktet vendore do të ekspozohen e dhe në katër qendra të tjera të vendit. /Telegrafi/