LAJMI I FUNDIT:

Produktet kosovare ende larg standardeve të BE-së

Produktet kosovare ende larg standardeve të BE-së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Lutfi Zharku është shprehur se institucionet e Kosovës, janë shumë të përkushtuara që Kosova të ecë drejt përmbushjes së standardeve të BE-së.

Në Kosovë janë bërë hapa shumë të rëndësishëm drejt plotësimit të standardeve që duhet plotësuar për produktet kosovare për tu importuar në vendet e Bashkimit Evropian (BE), dhe në raport me vendet fqinje është e njëjtë me ta ndersa është ende larg BE-së.

Kështu kanë deklaruar pjesëmarrësit nga Kosova dhe vendet e jashtme të sot në konferencën me temën “Rëndësia e standardeve dhe implementimi i tyre".
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Lutfi Zharku është shprehur se

Agjencia e Standardizimit po zhvillohet dhe po perfeksionohet çdo ditë e më tepër.


“Institucionet e Kosovës, janë shumë të përkushtuar që Kosova të ec përpara drejt përmbushjes së standardeve që kërkohen që produktet kosovare të jenë pjesë e produkteve që vijën nga vende të ndryshme, ne po angazhohemi që prodhimet tona të eksportohen sa më lehet jashtë”, ka theksuar ai. Sipas tij, Agjencia e Standardizimit dhe drejtoria e Akreditimit janë të përkushtuar të arrijnë nivelet e homologëve të tyre regjional brenda pak vitesh. “Jemi të vetëdijshëm se rëndësia e standardeve po shtohet gjithnjë e më shumë krahas zhvillimit ekonomik të vendit, ne po i sjellim në Kosovë dhe po i miratojmë si standarde kosovare.”, ka pohuar ai. Duke shtuar se do të adoptojnë standarde të ICO-së, ENI- dhe standardeve tjera me kujdesin më të madh që të mos shkaktojmë barriera për tregti.

Ndërsa, përfaqësuesi i ASK-së, Hafiz Gara ka thënë se edhe pse arritjet e standardizimit kosovar deri në këtë vit të katërt të ASK-së janë mjaft të kënaqshme, Kosova ende është larg me vendet e rajonit, mirëpo është në rrugë të mbarë që ta zë hapin me kohë.

Kurse Mark Vasmuth, përfaqësues nga Instituti i Standardeve të Britanisë (BSI), ka prezantuar investimet për standardizimet që janë bërë në Kosovë së bashku me aktivitetet e mbështetura nga Komisioni Evropian. “Kosova ka bërë një përparim të madh gjatë viteve në vazhdim, në mbështetjen e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai. Ndryshe zyrtarë të Agjencionit Kosovar të Standardeve e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë bërë të ditur se deri më tani janë proceduar rreth 1900 standarde evropiane dhe ndërkombëtare, si standarde kosovare.