LAJMI I FUNDIT:

Produktet e dyshimta nga importi

Produktet e dyshimta nga importi

Katër vjet më parë përgjegjësit e sigurisë së ushqimit në kufi ishin kapur tek po i ndihmonin importuesve të futeshin mallra të dyshimtë në vend. Ndërkaq, një javë më parë një i ri nga Prishtina dyshohet se humbi jetën për shkak të helmimit me mish pule të importuar.

Kjo ka ngjallur dyshimet se përgjegjësit e sigurisë së ushqimit nuk po e kryejnë punën si duhet. Janë ngritur akuza në nivele të larta të institucioneve por ende nuk është thënë se kush është përgjegjës kryesor që t’i garantojë qytetarët se ushqimet që konsumojnë janë të sigurta.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), kufirin dhe mbikëqyrjen e tregut dhe të produkteve ushqimore e kanë 63 inspektorë që janë në kuadër të AUV-së, ndërsa kontrollin e brendshëm e bëjnë në bashkëpunim me inspektorët e komunave.


“Numri i inspektoreve në AUV është gjithsejtë 63, këtu përfshihen inspektoret veterinarë, fitosanitar dhe veterinarë. Këtu përfshihen të kufirit dhe të brendshëm. Kontrollin e brendshëm e kryejmë në bashkëpunim me inspektorët e komunave”, thotë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV.
Ky institucion ka përgjegjësi të kontrollit të produkteve bimore dhe shtazore që futen ne kufi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nëpër të gjitha pikë kalimet kufitare ka të vendosur inspektorët Fitosanitar dhe veterinar të cilët bëjnë kontrollin e të gjitha produkteve me prejardhje bimore dhe shtazore”. /Tribuna/