LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesit dhe përpunuesit e mishit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të AUV-it

Prodhuesit dhe përpunuesit e mishit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të AUV-it

Përfaqësuesit e Shoqatës se prodhuesve dhe përpunuesve të mishit kanë kërkuar sot që menjëherë të shfuqizohet udhëzimi administrativ për importimin e mishit, të anulohet tenderi i datës 17.06.2009, dhe kanë kërkuar shkarkimin nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Çaush Kabashi për arsye të jo profesionalizmit dhe jo korrektësisë në qasje ndaj bizneseve vendore.

Në konferencën për media u theksua se drejtori Çaushi me deklarata e dhëna publikisht ka dezinformuar opinionin dhe se vet urdhëresa administrative thirret në dispozita ligjore të paqena ose të gabueshme.

Udhëzimi administrativ në mënyrë të hapur cenon një sërë parimesh dhe standardesh kushtetuese të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe, siç u vlerësua mund të paraqet edhe rrezik për cenimin e sigurisë juridike dhe është i dëmshëm për zhvillimin ekonomik”.

Në konferencë u theksua se pavarësisht arsyeve që mund ti ketë pas Qeveria e Kosovës, që mund të janë edhe të natyrës së rritjes së standardeve të ushqimit dhe të kontrollit të cilësisë se tij dhe mbrojtjes së konsumatorit, ky akti duhet të shfuqizohet pa krijuar pasoja të dëmshme në tregun e lirë dhe konkurrencën lokale në Kosovë.


U vlerësua se rritja e standardeve në këtë lëmi duhet të realizohet me fuqizimin e mekanizmave të kontrollit të cilësisë së ushqimit e jo përmes përjashtimit të gjitha subjekteve vendore të cilat ushtrojnë këtë aktivitet në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Për shkak të faktit së kryeministri dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës këto ditë nuk ishin në Kosovë dhe për tu lënë mundësi që problemi të zgjidhet në mënyre institucionale dhe pa protesta, u vendos që protesta e paralajmëruar për datën 2 korrik të shtyhet për 3 korrik, nga ora 11:00 deri në 12:30 me parakalim të qetë me automjete të gjitha kompanive të prekura nga kjo urdhërese administrative.

Gjithashtu u theksua se OEK-u është duke punuar ngushtë me institucionet me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar dhe eliminimin e pakënaqësive të prodhuesve dhe përpunuesve të mishit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori