LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi industrial rritet me 31.8 %

Prodhimi industrial rritet me 31.8  %

Në tremujorin e dytë të vitit 2010, prodhimi në degën e industrisë u rrit me 31.8 për qind më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të saj mbi treguesit ekonomikë, vlerëson se ecuria pozitive e këtij sektori ka qenë një nga përcaktuesit kryesorë të rritjes së PBB-së në dy tremujorët e parë të këtij viti. Ekspertët e bankës e lidhin këtë rritje me përmirësimin e kërkesës së huaj dhe rritjes së çmimeve të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

Duke parë zhvillimet sipas nëndegëve kryesore, rritja më e theksuar është regjistruar në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe në atë të energjisë elektrike, gazit dhe ujit. Prirja rritëse e porosive të reja në degën e industrisë, sipas vrojtimit të besimit në këtë degë, sinjalizon për vijim të rritjes së prodhimit industrial në tremujorin e tretë të vitit 2010.

Gjithashtu, treguesi i besimit për degën e industrisë vijoi të përmirësohet edhe në tremujorin e dytë të vitit 2010, pas një rritjeje graduale të nisur prej gjysmës së dytë të vitit 2009. Indeksi i prodhimit në nëndegën e energjisë elektrike, ujit dhe gazit shënoi një rritje vjetore prej 40 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2010.


Situata e favorshme hidrike në vend ka bërë që prodhimi i brendshëm të plotësojë jo vetëm nevojat e brendshme me energji elektrike, por edhe të eksportohet jashtë vendit. Prodhimi i energjisë elektrike gjatë periudhës janar-gusht 2010 u rrit me 41.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori