LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank lanson produktin e ri Eko Kredi

ProCredit Bank lanson produktin e ri Eko Kredi

ProCredit Bank ka lansuar të martën produktin e ri të kredisë në Kosovë “Eko Kredi”.Qëllimi i kësaj kredie është që të promovojë financimin e teknologjive për kursim të energjisë. Për të përgatitur lansimin e kredive Eko, ProCredit Bank ka pranuar asistencë teknike nga KfW.

ProCredit Bank njëherësh është edhe banka e parë partnere e një programi kredidhënës të KfW që ka për qëllim të promovojë në mënyrë eksplicite mbrojtjen e ambientit në Kosovë përmes sektorit bankar.

Kreditë Eko janë të dizajnuara për ekonomitë familjare për të financuar investimet dhe masat e marra për kursimin e energjisë si instalimi i dritareve të reja me izolues më të mirë, ngrohës uji më efikas apo sisteme më të mira të ngrohjes. Duke investuar në teknologjitë e kursimit të energjisë, ekonomitë familjare mund të kursejnë para në faturat e energjisë përderisa në të njëjtën kohë kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit.

Me rastin e lansimit të këtij produkti, Philip Sigwart , Drejtor Gjeneral në ProCredit Bank ka pohuar se banka që ai drejton është e para në Kosovë që ofron Eko kredi dhe me ofrimin e këtij prokuti mund të japim një kontribut shumë të rëndësishëm në bërjen e Kosovës më të pavarur në sektorin e energjisë.


"Kreditë Eko do t’iu jepen ekonomive familjare sikurse edhe bizneseve të vogla dhe të mesme. Rreth 60% e energjisë që përdoret në një shtëpi përdoret për ngrohje. Nëse ekonomitë familjare investojnë në një izolim më të mirë të shtëpisë dhe një sistem më të mirë të ngrohjes, atëherë mund të zvogëlojnë shumë shpenzimin e energjisë që përdoret për ngrohje“.

Sipas Sigwart kërkesat për financimin e investimeve për kursimin e energjisë do të jenë të mëdha në Kosovë për shkak të rritjes së shpenzimeve të faturave të energjisë elektrike.

Ndërkaq Eriola Bibolli Zv/Drejtoresh Gjenerale në ProCredit Bank ka pohuar se përdorimi efikas i energjisë është duke u bërë një çështje e rëndësishme globale për shkak të rritjes së kostos së energjisë, rritjes së varësisë nga importi i energjisë, si dhe për arsye të problemeve ambientale që janë në rritje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori