LAJMI I FUNDIT:

Probleme në KEK, KEDS importon rrymë

Probleme në KEK, KEDS importon rrymë

Në orët e hershme të mëngjesit jemi lajmëruar nga KEK për ndërprerje të prodhimit në njësinë B2 të Termocentralit Kosova B dhe papritmas jemi ballafaquar me mungesë të energjisë në sistem. Falë përkushtimit maksimal të zyrtarëve të KEDS kemi arritur që të importojmë gjithë energjinë e disponueshme në treg e që fatkeqësisht në disa orë të caktuara nuk është e mjaftueshme, atëherë kur konsumi është jashtëzakonisht i lartë.

Momentalisht, në KEK prodhohen diku rreth 380 MW/h deri sa importi i realizuar dhe i mbuluar financiarisht nga KEDS është diku rreth 540 MW/h. Me fjalë tjera, kapacitetet energjetike të gatshme në vend nga importi janë rreth 60 për qind deri sa prodhimi vendor është 40 për qind. Konsumi në këto ditë të ftohta dhe festive tejkalon edhe 1100 MW/h andaj edhe luteni të gjithë që sa më shumë të kurseni energjinë elektrike me qëllim që të ketë energji për të gjithë.

Nga KEK jemi lajmëruar që falë përkushtimit të të gjithë punëtorëve, blloku B2 do të kthehet në prodhim në ora 15:00 të ditës së sotme deri sa nevojiten disa orë për bllokun të kthehet në prodhim me kapacitet të plotë.


KEDS do të importojë gjithë energjinë e disponueshme në treg dhe ka bërë të gjitha përpjekjet që rrjeti t’i bëjë ballë presionit të shtuar si dhe erërave dhe të reshurave të shumta të këtyre ditëve. Këtë fundvit jemi përballë me numër minimal të prishjeve krahasuar me vendet tjera në rajon dhe kjo është arritur falë punës së palodhshme të ekipeve të mirëmbajtjes përgjatë vitit.

Luteni të keni parasysh që në ditë festive importimi emergjent dhe i paplanifikuar i energjisë elektrike është pothuajse i pamundshëm për shkak se operatorët tregtarë kanë ditë pushimi andaj edhe duke shpresuar që prodhimi në KEK do të jetë stabil dhe nuk do të devijojë, furnizimi me energji elektrike do të jetë i qëndrueshëm dhe kërkesat e konsumatorëve do të përmbushen me import të shtuar të energjisë të realizuar nga KEDS për festat e fundvitit. /Telegrafi/