LAJMI I FUNDIT:

Pro privatizimit të PTK-së

Pro privatizimit të PTK-së

Komiteti i biznesit dhe një pjesë e analistëve të ekonomisë janë pro privatizimit më profitabile në vend, Postë Telekomit të Kosovës (PTK), por ata kanë kërkuar që qeveria të tregoj se çfarë do të bëjë me ato mjete nga shitja e saj. Këto komete u bënë në tribunën e organizuar nga OEK-u, për privatizimin PTK-së.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se fitimet nga PTK prej 187 milionë euro për katër vjet tregon për rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje.

“Duhet të kemi parasysh edhe atë se çka pretendon Qeveria të bëjë me këto mjete, ju e dini që ata mendojnë që me mjetet e privatizimit të PTK-së janë të nevojshme për ndërtimin e autostradës Vermicë – Merdar, që shtyrja e këtij procesi do të zvogëloj vlerën e PTK-së, që mjetet nga shitja e PTK-së do të mundësojnë zhvillim më të madh ekonomik në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Ekonomi, ka vlerësuar se privatizimi i PTK-së është duke shkuar paksa në mënyrë të përshpejtuar. Ajo tha se nuk është kundër privatizimit, por është për një ekonomi të lirë të tregut.


Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, tha se shitja e aseteve të ndërmarrjes më profitabile në vend PTK-së, duhet që së pari të ketë një strategji për këtë çështje, dhe që punëtorët e kësaj ndërmarrjeve të mos i vuajnë pasojat sikurse ata të ndërmarrjeve të tjera të privatizuar deri më.

Ibrahim Rexhepi, analist për ekonomi, ka cekur fakte se pse është në të mirë të Kosovës të privatizohet PTK-ja. “Privatizimi i ndërmarrjeve publike pa rritur detyrimet përbëjnë një përmirësim të gjendjes në gjendje financiare të Kosovës, gjë që nuk do të ndodhte nëse Qeveria do të merrte hua, të cilat rrsin borxhin kombëtar dhe duhet të kthehet së bashku me interes”, tha Rexhepi.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së, Milazim Alshiqi, tha se as gjë nuk e arsyeton procesin e privatizimit, pasi që nuk është treguar i suksesshëm për punëtorët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori