LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi i PTK në krizë globale i vështirë

Privatizimi i PTK në krizë globale i vështirë

Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore pohoi se privatizimi i PTK-së, është detyrë shumë e vështirë, posaçërisht në skenarin e krizës ekonomike.“ E çmoj punën e këshilltarëve të transaksionit, që janë duke bërë më të mirën dhe lidershipin e Qeverisë, udhëheqësin e PTK-së, sepse jeni duke punuar në kushte të vështira, kur të gjithë janë kundër”, ka thënë ai.

Ndërsa Kjo, sipas Nayak do të jetë një mundësi për Kosovën, që të demonstroj që pa marrë parasysh se është një vend i ri, mund të ndërmarr transaksione të mëdha të kësaj natyre, që do të ndikonin në përmirësimin e klimës ekonomike në vend.

Edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilët ishin të pranishëm u shprehen se përfshirja e sektorit privat në atë publik është i rëndësishëm dhe se këto projekte për privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, nëse udhëhiqen në mënyrë transparente do të krijonin bazë për investime, dhe një ambient të përshtatshëm për investitorët e mundshëm potencial, duke vë në dukje se ky është një proces i gjatë dhe i komplikuar.

Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave MEF si dhe kryesues i këtij komisioni tha se Qeveria po përmbush zotimin e saj për transparencë të plotë në procesin e përfshirjes së sektorit privat në atë publik.


“Një shtet i ri me potencial të konsiderueshëm si Kosova, ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe për një zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe perspektivë evropiane”, ka thënë ai.Shala u shpreh i bindur se pjesëmarrja e sektorit privat në ndërmarrjet publike në këtë rast në PTK, do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Sipas tij edhe pse së fundi disa nga ndërmarrjet publike kanë shënuar sukses në menaxhimin vertikal të aseteve të tyre, ende nuk është rritur optimumi ekonomik.Ai po ashtu tha se të gjitha vendet fqinjë dhe ato të Evropës juglindore tashmë kanë përfunduar procesin e privatizimit të kompanive të tyre të këtij sektori dhe se efektet kanë qenë mjaftë pozitive.

Përfaqësuesi i Zyrës së Komisionit Evropian, ka thënë se në pjesën e dytë të këtij viti, apo në fillim të viti të ardhshëm do të ketë privatizim të PTK-së, duke besuar se Qeveria e Kosovës ndoshta do të ketë një problem të luksit, sepse të hyrat do të jenë substanciale. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori