LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi i KEK-ut në fazën e vlerësimeve

Privatizimi i KEK-ut në fazën e vlerësimeve

Privatizimi i rrjetit të distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike të Korporatës Energjetikë të Kosovës(KEK) deri më tani ka arritur në një fazë mjaft të avancuar.

Ilir Shala, menaxher i projektit për privatizimin e distribuimit dhe rrjetit të shpërndarjes në Korporatën Energjetike të Kosovës ( KEK), tha se procesi i shprehjes së interesit ka përfunduar dhe tani janë në fazën e klasifikimit,si dhe vlerësimin e humbjeve teknike dhe komerciale në KEK. “Tani është duke u kryer mbledhja e të gjitha informacioneve të nevojshme për fillimin e fazës së marketingut për tërheqjen e investitorëve dhe procedurave kualifikuese”, tha Shala.

Ndërkaq, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, thotë se e mbështesin ndërhyrjen e kapitalit privat në fushën e energjisë elektrike, por para se të vij te privatizimi i distribucionit duhet të bëhen analiza dhe studime. “Është një proces tepër i rëndësishëm, sepse duhet t’i hapim dyert për investitorët privat, mirëpo në momentin kur fillon procesi i privatizimit të distribucionit është një moment mjaft delikat”, tha ai.

Ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Energjetik, Transport, Myzejene Selmani, tha se zhvillimi i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” dhe procesi i privatizimit në KEK do duhej të shkonin paralelisht. Ajo nuk beson se do të jetë efektive çështja e privatizimit kur akoma nuk ka filluar ndërtimi i termocentralit.


Edhe eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu, tha se këto dy njësi që priten të privatizohen, nuk janë të gatshme për këtë proces, për arsye se shitja nuk është në gjendje të paguaj të gjitha faturat. “Ne veç jemi në humbje si KEK për shkak të mos pagesës e në anën tjetër nuk ka kontroll në gjithë territorin e Kosovës që edhe kjo është një pengesë e madhe për privatizim”, theksoi Kurshumliu. /Lajm/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori