Privatizimi i Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) duket se është mjaft atraktiv për kompanitë ndërkombëtare. Në fazën e shprehjes së interesit pesë kompani kishin shprehur interes për të marrë pjesë në tenderin për privatizimin e KEDS-it. Ndërkaq në fazën e para kualifikimit, trembëdhjetë kompani kanë marrë dosjen e dokumenteve për para kualifikim.
Zyrtarët të cilët e menaxhojnë projektin për Privatizimin e Distribuimit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike kanë thënë se më 25 janar është publikuar ftesa për para kualifikim, e cila do të jetë e hapur deri më 18 mars.“Janë 13 kërkesa që supozohet se janë bërë nga kompani ndërkombëtare, që deri të premten kanë kërkuar dosje. Shpresojmë që deri më 18 mars do të rritet numri i kompanive të interesuara për t’u para kualifikuar”, kanë thënë zyrtarët.
Gjatë vitit të kaluar, në fazën e shprehjes së interesit 5 kompani kishin shprehur interes për privatizimin e KEDS-it. Interes kishin shprehur tri kompani nga Turqia (Limak, Çalik dhe Park Holding), një kompani nga Egjipti (ELSWEDY) dhe një kompani italiane (G.C.L Srl). Gara për privatizimin e KEDS mbetet ende e hapur. Privatizimi i KEDS-it pritet ta përmirësoj sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Kosovë.
Privatizimi i aseteve tjera energjetike do të kishte efekte pozitive në rritjen e cilësisë dhe uljen e çmimeve. Me qenë se energjia elektrike është parakusht infrastrukturor për përmirësimin e ekonomisë, privatizimi i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet