LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi i KEDS rriti inkasimin dhe uli tarifat e importit

Privatizimi i KEDS rriti inkasimin dhe uli tarifat e importit

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e KEDS, faza post-privatizim, është takuar për të shqyrtuar raportin e monitorimit të Njësisë së Post-privatizimit të KEDS dhe prezantimin e International Finance Corporation lidhur me ndikimin e privatizimit të KEDS.

Sipas raportit të monitorimit, aktualisht nuk ka ndonjë problem të madh lidhur me KEDS-in e privatizuar dhe kompania ka performuar mjaft mirë në këto dy vitet pas përfundimit të privatizimit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nëpërmjet një komunikate thotë se Njësisë së Post-privatizimit e KEDS ka raportuar për përmirësime të theksuara brenda subjektit të privatizuar, të cilat i kanë sjellë përfitime konsumatorëve të Kosovës.


Për shembull, kostoja e importeve të energjisë elektrike është ulur për rreth 30 për qind, inkasimi është përmirësuar dukshëm, numri i ankesave ka rënë, ndërsa që aktualisht janë duke u realizuar investime të konsiderueshme për avancimin e rrjetit.

“Përveç kësaj, IFC ka analizuar për Komisionin e Privatizimit cilat ishin përfitimet kryesore nga privatizimi brenda këtyre tri viteve, duke vlerësuar se përfitimet në fjalë arrijnë shumën prej 140 milionë euro, përfshirë këtu inkasimin e borxheve të këqija, kursimet nga tarifat që ndërlidhen me uljen e humbjevenë shpërndarje dhe inkasim, si dhe në veçanti kursimet në koston e importit të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën eMZHE-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori