LAJMI I FUNDIT:

Privatizimet për ringjalljen ekonomike të Kosovës

Fushata zgjedhore për pushtetin lokal është duke marrë të gjitha energjitë politike të institucioneve tona. Shumë lajme të rëndësishme kalojnë pa vëmendjen e duhur dhe nuk shndërrohen në objekt debati publik, ku politika ka peshën e vet. Por unë s’kam ndërmend të tërhiqem nga imponimi në agjendën tonë publike të temave ekonomike, të temave të zhvillimit. Mos kujtoni që ne duke u marrë me promovimin e kandidatëve në qendra të ndryshme urbane të Kosovës do të harrojmë të merremi me probleme kaq të mëdha që ka vendi. Ne jemi parti që në programin tonë ka zgjidhje të qarta për zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kërkojmë që të debatohet urgjentisht rreth këtyre çështjeve.

Ne besojmë se vendi ka hyrë në një fazë të re, pas fitores së lirisë dhe shpalljes së pavarësisë. Kjo fazë e tretë e Kosovës së Re, e Aleancës së më të mirëve, nuk ka nevojë për politika të mëdha, po për politika zhvillimore. Nuk ka nevojë për debate politike shterpe me armë, por për të përveshur mëngët dhe për të punuar. Me laps dhe jo me muskuj.


Besnikë të programit tonë që e paraqet AKR-në si parti e përgatitur për të udhëhequr zhvillimin ekonomik të vendit do të doja të nënvizoja disa probleme ekonomike dhe financiare që po na qartësohen nga institucionet.. Dhe më pas të risillja në skenë një propozim të kahershëm të Partisë sonë lidhje me privatizimet. E bëj këtë me bindjen se AKR është e vetmja parti që ka qasje konstruktive ndaj zhvillimeve të vendit, qëndrime që shpesh janë keqkuptuar, por ajo ka pritur me durim që të vijë koha e ideve të saj. E Njerëzve të saj. Që nuk janë provuar. Që nuk janë përlyer me baltën e pushtetit në këto 10 vjet.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës të bëra publike prej Guvernatorit zotit Hashim Rexhepi, viti 2009 ka shënuar një rënie të dërgesave të emigrantëve, por mbi të gjitha ka shënuar një rënie të eksporteve të Kosovës prej 40%. Në këto kushte madje Kosova vazhdon të importojë dhe produkte që mund t’i prodhonte në vend sikur qumështi. Cdo ditë diku tek 300 mijë eurot harxhohen për të blerë qumësht në Sloveni. Nëse qeveria do të investonte 30-40 milionë eurot për një fabrikë përpunimi, nëse do të investohej në blegtori do të krijoheshin 8000 vende pune dhe nuk do të harxhonim kaq shumë para jashtë vendit. Do të kishim qumësht nga malësia e Gollakut apo nga kullosat e tjera të Kosovës.

Rënie me 30% sipas Guvernatorit ka shënuar dhe vëllimi i investimeve të huaja në Kosovë. Të gjitha këto kanë ndodhur jo thjesht prej krizës globale, por prej mjedisit të brendshëm. Mos prisni që Guvernatori të flasë më qartë. Pozicioni që ai ka e pengon atë të hyjë në konsiderata politike. Por kjo nuk e bën fjalën e tij të ketë më pak peshë. Përkundrazi. Ne duhet të dëgjojmë me vëmendje fjalën e Guvernatorit. Po pse ka ndodhur kjo situatë? Nuk po merrem me krizën globale dhe shkaqet e saj, por me arsyet e brendshme. Pra me mjedisin e brendshëm politik dhe institucional.

Kjo ka ndodhur sepse investitorëve të huaj u vështirësojnë jetën me kërkesa të tepruara proceduriale për t’i marrë ryshfet.

Tenderomania është një dukuri tjetër që konstatojnë ekspertët e Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë. Këto të dhëna janë të papranueshme në një shtet të ri: pra të ulen investimet e huaja në një shtet të ri, aq të etur për këto investime është një paradoks që vjen vetëm prej problemeve të prodhuara prej kësaj qeverisjeje dhe të denoncuara prej raportit të progresit të Bashkimit Europian.
Të gjithë këto të dhëna parathonë një rënie të konsumit në Kosovë.
Njerëzit kanë më pak të holla nëpër xhepa.
Familjet që mbahen me të hyrat e emigrantëve janë më të varfra.

Ekzistenca e krimit të organizuar, dhe të tjera dukuri negative janë pjesë cilësore e mjedisit ekonomik në Kosovë. Në këto kushte mediat flasin për një situatë të vështirë dhe këto raportime të medias ndikojnë pastaj si një qark vicioz në ngurtësimin e bankave për të dhënë kredi. Zhvillimi mbetet pa financimin aq të nevojshëm për një kapitalizëm të ri, si yni. Në dejet e ekonomisë sonë nuk qarkullon gjaku i nevojshëm, kapitali. Dhe ne propozojmë një metodë të re për të vitalizuar ekonominë nëpërmjet disa modifikimeve në procesin e privatizimit. Kjo do të injektojë në ekonomi kapital. Që po vetë kosovarët e kanë krijuar në vite.

Çfarë ndodhi në Kosovë me privatizimin e deritanishëm?

Siç e dini është kryer një numër i madh i shitjeve te ndërmarrjeve shoqërore dhe prej këtyre shitjeve janë inkasuar rreth 370 mil euro. Ky ishte çmimi i paguar për rreth 505 ndërmarrje te tenderuar, rreth 115 te likuiduara dhe rreth 393 ne fazën e kontraktimit. 24 ndërmarrje janë kontraktuar me spin-off special. Besohet se ne këto ndërmarrje dikur punonin mbi 280.000 punëtorë e tani nuk e di a e arrijnë shifrën prej 7.000. Implementimi i kushteve te kontratave shitblerëse me spin-off special ka mbete i pa ekzekutuar, vetëm ne letër, kurse 80% e ndërmarrjeve tjera te pa futura ne funksion. Këto te fundit janë transformuar ne depo ose janë te braktisura ne pritje për tu investuar ne to nga ana e pronareve te rinj te cilët janë te pamundur ta bëjnë këtë ne mungese te parave apo kolateraleve për te siguruar kredi bankare për investime.

Paratë e realizuara nga privatizimi ( 370 mil ) tani te investuara diku jashtë vendit neper fonde te ndryshme ku fati i tyre mbetet i patejdukshëm për qytetarin e Kosovës. Nga ana tjetër impakti ne vend është shume negativ dhe drejtpërsëdrejti munde te thuhet se ka gjeneruar varfëri dhe papunësi. Blerësit i është marre edhe centi i fundit ( për pagesën e objektit shitblerës) dhe kështu është gjeneruar edhe një i paafte financiarisht. Ne mungese te parasë, ne shumicën e rasteve, blerësi ka mbyllur objektin e blere, ka larguar punëtorët qe kane mundur te punojnë aty ose ka transferuar objektin ne një subjekt tjetër pasiv qe nuk gjeneron aktivitet ekonomik.

Si duhej të procedohet?

Është dashur qe Agjencioni i Privatizimit te ketë një strukture profesionale te eksperteve ne lëmine e financave, teknikes dhe te vlerësimeve te efekteve ekonomike. Në bartësit e masmediave, është dashur te publikohet shitja e objektit te caktuar.

Në rend të parë, të grumbullohen “Curriculum Vitae” (sidomos ajo profesionale) e te interesuarve.
Në rend të dytë, të bëhet zgjedhja e ngushtëe tyre, me secilin të bisedohet drejtpërsëdrejti (kushtet e shitblerjes, efekti ekonomik qe duhet te arrihet, situata financiare e blerësit, përgatitja profesionale e tij, afatet dhe shume faktorë tjerë).
Në rend të tretë, të porositet oferta me shkrim qe është dashur te përcillet me studimin e faktibilitetit (ku shihet, çka, kur, ku, si dhe me çfarë mjete) do te veproje me objektin qe do ta blejë. Ofertat, qe është dashur te paraqesin veç e veç pjesën teknike, juridike, ekonomike dhe atë te ruajtjes se ambientit (sigurisht sipas një faksimili te përgatitur nga Agjensioni i Privatizimit).
Në rend të katërt, studimi i faktibilitetit, te u shpërndahet eksperteve përkatës te Agjencionit për studim. Ekspertet studiojnë dhe japin vlerësimin e tyre dhe ne baze te këtyre vlerësimeve te vendoset për atë qe grumbullon me se tepërmi pike. Vlerësimet vijnë po ashtu nga Curriculum Vitae e sidomos nga historia ekonomike e blerësit. Fituesi efektiv është dashur te jete ai qe ka grumbulluar me se shumti pika.

Ne faktibilitetin ekonomik (studimin) te punuar nga blerësi i mundshëm është dashur te vërehen këto informata;
Çka dëshiron te prodhon ne objektin qe ai do ta blejë,
Kur dëshiron te fusë ne prodhim, pas blerjes,
Ku dëshiron te prodhoje, prej ku lënda e pare, ku realizimi i prodhimit,
Si mendon te fus ne funksion subjektin prodhues apo afarist,
Sa është kostoja e ofertës për blerje dhe sa është investimi ne ri funksionimin e subjektit ekonomik.

Është dashur të jetë obligim i blerësit te mundshëm qe te dëshmoje, se paku shumen qe ishte e nevojshme për rivitalizimin e objektit shitblerës. Me kontratën shitblerëse te parashihet menaxhimi i këtyre mjeteve nga ana e Agjensionit për Privatizim bashkë me blerësin deri te kryerja e veprimeve te parapara me studimin e faktibilitetit gjegjësisht hyrja ne prodhim ose ne funksion i objektit. Nëse blerësi ka përmbushur te gjitha kërkesat e përmendura dhe nuk ka pasur para te paguaje çmimin shitblerës, ti lejohet atij shitja me kredi, (me pushim pagese prej disa viteve, varësisht prej shumës dhe efektshmerise ekonomike), me një kompensim para te gatshme qe kishte me i mbuluar shpenzimet e personelit te AKM-se ( te atyre qe do te përcjellin punën e tij). Ne ketë mënyre kishim gjeneruar me tepër te pasur, me tepër te punësuar dhe me tepër mirëqenie e ne anën tjetër me shume taksapagues. Kështu është dashur te veprohet për secilin rast.

Edhe kontratat me spin-off nuk janë te definuar juridikisht si duhet dhe për zgjidhjen e tyre nevojitet një periudhe shume e gjate gjyqësore për mos përmbushësit e obligimeve. Pothuajse te gjitha kontratat me spin-off nuk janë përfillur deri ne fund e tani problemet janë evidente.
Për fat te keq nuk është vepruar kështu!

Nga paratë e inkasuar deri tani nuk ka përfituar as buxheti e as ekonomia e Kosovës. Operuesve te Agjencionit te Privatizimit ka qene e njohur se paratë e inkasuar nuk kane mundur te përdoren (pa konsensus me Serbinë) dhe mu për ketë kam te drejte edhe me tepër kur them se ne vend te inkasimit është dashur te kreditohen blerësit. Prej këtyre parave nuk është paguar as pjesëmarrja qe është dashur tu paguhet punëtorëve qe pas shitjes se objektit mbeten ne rruge. AKM-ja ka bllokuar ndërmarrjet e shitura edhe me mos pagesën e pjesës se tatimit, qe është obligim i saj. Këtu shihet se mënyra e privatizimit ka qene ndëshkues për qytetarin dhe ekonominë e Kosovës dhe ka luajtur vetëm një rol pak a shume grabitës.

Privatizimi nё Kosovë, parakusht nё zhvillimin ekonomik

Çka me tutje?

Privatizimi duhet te implementohet por duhet te ndikoje drejt se drejti në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, në stimulimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në zbutjen e varfërisë, ne rritjen e punësimit. Procesi i privatizimit është pjese përbërëse e reformave ekonomike qe duhet te implementohen me një kujdes te veçante. Privatizimi duhet te shënojë menjëherë, impakt pozitiv. AKR-ja është për privatizim, është për pronë private. Akr-ja gjithmonë ka kërkuar një zot shtëpie, (në këtë rast pronarin) për çdo gjë, tani edhe për pronë private, mirëpo, transferi i pronës prej asaj shoqërore në atë private duhet të përcillet me një kujdesi dhe ekspertize të madhe. Këtu duhet te jete prezentë gjithmonë motoja “Para se te shitesh ngritja vlerën” dhe mos te trajtohet me gjera te braktisura.

Agjensioni i ri i Privatizimit AKP-ja, nëse donë të gjenerojë mirësi për qytetarin e Kosovës dhe për ekonominë e saj duhet te ndale dorën e mos te veproje si AKM-ja e kaluar por ti merr në konsideratë rekomandimet e lartcekura:
Të vlerësohet dhe ti jepet vlera reale objektit për shitje,
Të punohet drejtpërsëdrejti me blerësit potencial sipas asaj qe është përshkruar me larte.
Të zgjidhet blerësi që garanton ardhmëri ekonomike te objektit
T’i ndihmohet atij deri te funksionimi i tërësishëm me ekspertize dhe logjistike nga AKP-ja. (sidoqoftë me kompensim)

Nëse ka nevojë të kreditohet shitja me kamata normale deri sa pronari i ri ka futur objektin ne funksion, ka gjeneruar punësim dhe prodhim, fillon te fitoj e kur është mëkëmbur ky i fundit atëherë te filloj te paguaj çmimin blerës. Ne ketë rast ai do të paguajë edhe çmimin blerës por njëkohësisht ai gjeneron para dhe punësim.

Përfundim

Ky ishte një propozim që AKR e ka bërë më herët dhe e përsërit vazhdimisht derisa qeveria ta dëgjojë. Askush nuk duhet t’i shohë me xhelozi propozimet tona dhe t’i injorojë ato, meqenëse janë tonat. Ne duam t’i shërbejmë zhvillimit, pavarësisht se kush është në pushtet dhe pa frikën e copyright. Por ju lutem dëgjojini kambanat. Ato bien për ata që kanë veshë!

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Kalo në kategori