LAJMI I FUNDIT:

Pritet riaktivizimi i Fabrikës së zinkut

Pritet riaktivizimi i Fabrikës së zinkut

Deri në fund të këtij muaji pritet riaktivizimi i Fabrikës së oksidit të zinkut, e cila do të mundësojë prodhimin me kapacitete të plota të metalit të zinkut, transmeton qik-u. Rikthimi në prodhim i kësaj fabrike do të mundësojë punësimin e rreth 60 punëtorëve, derisa produktet e prodhuara do të shkojnë kryesisht për eksport.

Kjo po ndodh pas aktvendimit të marrë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, pas kërkesës së bërë nga Menaxhmenti i “Trepçës” dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit për riaktivizimin e kësaj fabrike.

Rivitalizimi i Fabrikës së Oksidit të Zinkut, sipas menaxhmetit të “Trepçës” është rreth 400 mijë eurove, e që ky rivitalizim shumë shpejt do të mundësoj prodhimin me kapacitete të plota të metalit të zinkut.


Rikthimi në prodhim i kësaj fabrike, do të mundësoj punësimin e rreth 60 punëtorëve, të cilët aktualisht janë punëtor aktiv, e që produktet e prodhuara nga kjo fabrikë do të shkojnë kryesisht për eksport jashtë vendit.

Drejtori i Minierës së “Trepçës” Ahmet Tmava, thotë se rreth 60 punëtor kanë qenë barrë për shkak se nuk kemi mundur të aktivizojmë, kurse tani për herë të parë me aktivizimin e saj do mundësohet punësimi i tyre, thotë Tmava.

Tmava shprehet optimist se Qeveria bashkë me Kuvendin do ta finalizojnë sa më parë Ligjin për Trepçën. /Telegrafi/