LAJMI I FUNDIT:

Prishtina – Drita, përballjet mes vete të dy skuadrave të mëdha para derbit të sotëm

Prishtina – Drita, përballjet mes vete të dy skuadrave të mëdha para derbit të sotëm

Sot në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet zhvillohet super-sfida kampionale mes Dritës dhe Prishtinës, që mund të vendosë për një pjesë të madhe fatin e kampionatit të dy ekipeve.

Skuadrat e zhvillojnë sot ndeshjen e 48 zyrtare në garat e pasluftës.

Në 47 duelet, Prishtina ka shënuar 21 fitore, Drita ka 10, ndërsa 16 herë skuadrat kanë luajtur baras.


Goldallimi mes skuadrave është në të mirë të Prishtinës, +25, 61:37.

Rezultati më i shpeshtë në 47 përballjet mes ekipeve është barazimi 1:1.

Prishtinës i konvenon vetëm fitorja për të qenë në luftë për dy pozitat e para.

Trepikëshin do ta kërkojë edhe Drita, e cila s’guxon ta lejojë Ballkanin t’i afrohet, duke e ditur që në xhiron e fundit udhëton drejt Suharekës.

Gjyqtar kryesor i përballjes së sotme do të jetë Dardan Çaka, i cili do të ndihmohet nga asistentët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndeshja sot fillon prej orës 18:00 në “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe edhe ky takim do të jetë pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori