LAJMI I FUNDIT:

Prishje të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike

Prishje të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike

Era e cila ka fryrë dje pasdite dhe gjatë orëve të mbrëmjet në Kosovë ka shkaktuar shumë prishje në rrjetin e energjisë elektrike. Zonat më të prekura nga prishjet në rrjet janë rrafshi i Dukagjinit dhe rajoni i Prishtinës me rrethinë.

Sadik Latifaj, menaxher i prishjeve në KEK ka deklaruar për Gazetën Tribuna se koha me erë ka shkaktuar shumë prishje në rrjet ku vetëm në Prishtinë janë dëmtuar 60 shtylla elektrike ndërsa në Pejë janë rreth 50 sosh.

Ai ka thënë se ky numër pritet të rritet ende ndërsa thotë se ekipet e KEDS janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për rikthimin e energjisë elektrike.


Në një ankesë nga konsumatorët tregohet se janë 20 fshatra të Drenasit që kanë mbetur pa energji elektire nga dita e djeshme në orën 12:00. /Tribuna/Telegrafi/