LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet projekti i autostradës Prishtinë-Shkup

Prezantohet projekti i autostradës Prishtinë-Shkup

Ministri në largim i Transportit, Fatmir Limaj gjatë prezantimit të projektit të autostradës Prishtinë-Shkup tha se kjo autostradë do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Ai ka bërë të ditur se autostrada do t’i këtë dy seksione, atë verior dhe jugor.

Limaj tha se përveç autostradës, e cila do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, ajo do ta lidhë edhe Maqedoninë me Bullgarinë edhe Turqinë. Autostrada do të ketë tri tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2,2 kilometra.

Për mënyrën e financimit të kësaj autostrade, Limaj tha se do t’i jepet përparësi partneritetit publiko-privat. Ai po ashtu theksoi se autostrada do të ketë katër ura, dhe se shpejtësia maksimale e saj do të jetë 120 kilometra në orë.


Projektin e kësaj autostrade e ka përgatitur kompania franceze “Egis BCEOM Internationale”. /Telegrafi/