LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet hulumtimi për dialogun Kosovë-Serbi

Prezantohet hulumtimi për dialogun Kosovë-Serbi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit – Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në kontekstin e perspektivës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Ky proces, i lehtësuar nga BE-ja, qysh në fillim është nënkuptuar si një proces që ka kushtëzuar perspektivën integruese, përkatësisht, ka qenë vazhdimisht karota e ofruar në shkëmbim të pjesëmarrjes së palëve në proces, në të cilin edhe Prishtina edhe Beogradi kanë hyrë pa vullnet të plotë”, thuhet në njoftim.


Një theks i veçantë gjatë diskutimit do vihet mbi Strategjinë për Perspektivën e Zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të publikuar nga BE-ja në shkurt të këtij viti, ku thuhet qartazi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me një marrëveshje “ligjërisht obliguese” mes të dyja vendeve, dhe çfarë nënkupton kjo për procesin. /Telegrafi/