LAJMI I FUNDIT:

Përfundon rrethimi i Aeroportit të Vlorës

Përfundon rrethimi i Aeroportit të Vlorës

Rrethimi i zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës ka përfunduar dhe mijëra zogj shtegëtarë enden tani në një “jetë të re” mes telave me gjemba.

Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë funksional verën e vitit 2025, duke sjellë një realitet të ri të rrezikuar për shpendët në këtë zonë të Lagunës së Nartës.

Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për aeroportin, derisa të zhvillohej një vlerësim i ri i ndikimit në mjedis.


Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për projektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.

Qeveria ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë.

Në Lagunën e Nartës, veshur në një pjesë të saj me ngjyrën rozë në portokalli, që krijohet në kriporja fare pranë, flamingot lëvizin ende të pashqetësuar, ndërsa zogjtë shtegëtarë përpiqen gjithnjë më shumë të hyjnë brenda rrethimit të aeroportit.

Peisazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë është ligatina e dytë më e madhe në Shqipëri dhe një zonë ku ruajtja ka një interes mbarë botëror pasi strehohen 26 lloje Globalisht të Rrezikuara./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Lajme
U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

Lajme
Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Politikë
Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992 , si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992 , si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Lajme

"Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan", Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës

Lajme
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Lajme
Kalo në kategori