LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se ka fotografuar UFO-të (Foto)

Pretendon se ka fotografuar UFO-të (Foto)

Një burrë nga Montana thotë se nuk jemi të vetëm në univers dhe se ai ka disa fotografi për ta dëshmuar këtë.

Dr. Richard O’Connor thotë se ai ka fotografuar dy UFO më 4 nëntor. The New York Daily News raporton se doktori përdori kamera me detektues të fuqishëm të lëvizjeve, të cilat i mbajti të drejtuara kah qielli gjatë gjithë kohës.


The Detroit Free Press raporton se pas 280,000 fotografive të kapura nga detektori i lëvizjeve, ai vërejti diçka të çuditshme në dy prej fotove, transmeton lajmi.net.


“Duket të jetë një burim drite,” tha O’Connor. “Për mendimin tim, edhe një skeptik i madh do të thoshte se ky është një UFO”.
Por, a mund të ju bindin këto foto?