LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Milanit dhe drejtori i Interit buzëqeshin pas takimit në San Siro

Presidenti i Milanit dhe drejtori i Interit buzëqeshin pas takimit në San Siro

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe drejtori i Interit, Alessandro Antonello morën pjesë në një takim me kryetarin e Milanos, Beppe Sala, për të diskutuar të ardhmen e San Siros dhe planet e klubeve për stadiumet e tyre të reja.

I pari i qytetit të Milanos, Sala u takua me Scaronin dhe Antonellon mëngjesin e sotëm (e premte).

Sipas faqes MilanPress, takimi zgjati më pak se një orë dhe përfshiu edhe WeBuild, kompaninë që do të mbikëqyrë rinovimin e San Siros.


Scaroni dhe Antonello dukeshin në humor të mirë pas takimit, por nuk iu përgjigjën gazetarëve që kërkonin përditësime.

Si Milani ashtu edhe Interi nuk janë të bindur nga plani i Sala për të rinovuar stadiumin San Siro.

Ata duken të gatshëm të ndërtojnë stadiume në pronësi të klubit në Rozzano (Inter) dhe San Donato (Milan). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës - Dominim nga ekipet angleze

Liga e Evropës

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojë e çmendur në Old Traford me rikthime të pabesueshme - Manchester United mposht Lyonin dhe shkon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Premier League
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori