LAJMI I FUNDIT:

Nga Zvicra i transferuar në një vend lufte, shkëlqimi i Milot Avdylit në Ukrainë: Punoj fortë për t’u ftuar nga Kosova

Nga Zvicra i transferuar në një vend lufte, shkëlqimi i Milot Avdylit në Ukrainë: Punoj fortë për t’u ftuar nga Kosova

Milot Avdyli është larguar nga Aarau pas katër viteve qëndrim në Zvicër, derisa ka vendosur karrierën ta vazhdoj në futbollin e Evropës Lindore.

Mesfushori ofensivë dardan në afatin kalimtar të janarit iu bashkua skuadrës ukrainase Vorskla Poltava, ku menjëherë ka filluar shkëlqimin në Ukrainë.

Katër vite qëndrim në Zvicër kanë bërë që mesfushori vushtrrias të mendoj për një hap para në karrierë, derisa e sheh kampionatin ukrainas si një trampolinë për të bërë hapa edhe më të rëndësishëm.


Në një intervistë për Telegrafin, Avdyli ka folur për të gjitha, transferimin te Vorskla, formën fantastike që po kalon, por edhe të ardhmen dhe Kombëtaren e Kosovës.

“Pas disa sezonesh të rëndësishme me Aarau, ndjeva se kishte ardhur koha për një sfidë të re. Doja të provoja veten në një mjedis të ndryshëm, ku mund të rritesh si futbollist. Oferta nga Ukraina erdhi në kohën e duhur, dhe ishte një vendim i menduar mirë”, tha Avdyli për Telegrafin.

Në Ukrainë është kohë lufte, por Avdyli thotë se klubi ka organizuar gjithçka për t’i mbështetur futbollistët dhe qyteti Poltava është i sigurt.

“Pavarësisht situatës së vështirë në vend, në klubin Vorskla ndjehem i sigurt dhe i mbështetur. Klubi ka organizuar gjithçka në mënyrë profesionale, ne qëndrojmë në një qytet të sigurt si Poltava dhe kemi kushte shumë të mira për stërvitje dhe ndeshje. Sigurisht që ka momente të vështira, por fokusi im është te futbolli dhe zhvillimi im personal”, vazhdoi tutje Avdyli.

Fillimi nuk ka qenë i lehtë për Avdylin, por me kalimin e ndeshjeve ai po tregohet vendimtar për skuadrën e tij, duke u shpallur lojtar i ndeshjes në disa takime.

“Fillimi nuk ishte i lehtë, sidomos për shkak të ndryshimit të kulturës, gjuhës dhe rrethanave të jashtme, por klubi dhe shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë të përshtatem. Tani ndihem shumë mirë, po e gjej veten në fushë dhe besoj se performancat e mira janë rezultat i punës së përditshme dhe mbështetjes që kam marrë”, tha Avdyli.

22-vjeçari e sheh kampionatin ukrainas si një trampolinë të mirë për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.

“Po, mendoj se kampionati ukrainas ka një nivel të lartë konkurrence dhe shumë lojtarë janë zhvilluar këtu për t’u transferuar në kampionate edhe më të mëdha. Sigurisht që çdo lojtar ka ambicie për të ecur përpara, por për momentin jam i fokusuar te paraqitjet e mia dhe te ndihmoj Vorsklan të arrijë objektivat e sezonit”.

Para se t’i bashkohej Vorsklas, Avdyi kishte edhe oferta të tjera, por projekti i klubit ukrainas e bindi atë për t’u bashkuar me ta.

“Kisha disa opsione gjatë merkatos, por Vorskla më dha ndjesinë e duhur që në fillim. Projekti që më prezantuan, mënyra se si më shprehën besimin dhe roli që do të kisha në skuadër më bënë të ndihesha i vlerësuar. Kishte interes edhe nga disa klube të tjera në Evropë, por ndjeva që ky ishte hapi më i mirë për zhvillimin tim në këtë fazë të karrierës”.

Avdyli ka folur edhe për objektivat që ke personal dhe ato me ekipin.

“Objektivi im personal është të përmirësohem çdo ditë, të rris nivelin tim si lojtar dhe të jem gjithmonë gati për kombëtaren. Dua të jap maksimumin në çdo ndeshje, të jem konstant dhe të kontribuoj me gola e asistime. Me klubin, synimi është të arrijmë sa më lart në kampionat dhe të luftojmë për pjesëmarrje në garat evropiane. Jam i motivuar dhe i uritur për sukses”.

Krejt në fund mesfushori dardan foli edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku prej vitesh ka qenë pjesë e U21, derisa tani pret që një ditë të ftohet nga Kombëtarja A.

“Sigurisht që ftesa nga Kombëtarja e Kosovës është gjithmonë një ëndërr dhe një nder i madh për mua. Pas transferimit tim në një kampionat më konkurrues, shpresoj që paraqitjet e mia të vërehen dhe të vlerësohen nga stafi i kombëtares. Unë do të vazhdoj të punoj fort, të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe nëse vjen ftesa, do të jem gjithmonë i gatshëm të jap gjithçka për vendin tim”, përfundoi Milot Avdyli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dikur fituese i Scudettos dhe finaliste e Ligës së Kampionëve, klubi i njohur italian bie në Serie C

Dikur fituese i Scudettos dhe finaliste e Ligës së Kampionëve, klubi i njohur italian bie në Serie C

Ndërkombëtare
Zvicra konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Kosovën, tregon edhe kur dalin biletat në shitje

Zvicra konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Kosovën, tregon edhe kur dalin biletat në shitje

Kombëtarja e Kosovës
Barcelona e hapur për katër largime të mëdha gjatë verës

Barcelona e hapur për katër largime të mëdha gjatë verës

La Liga
E duan Barcelona, Bayerni dhe Man City – Tottenhami i vendos çmimin yllit të ekipit

E duan Barcelona, Bayerni dhe Man City – Tottenhami i vendos çmimin yllit të ekipit

Ndërkombëtare
Man City po përgatitet të shpenzojë 180 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Man City po përgatitet të shpenzojë 180 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Premier League
Mësohen finalistët e ndeshjes më të shtrenjtë në botë, fituesi i sfidës i merr 160 milionë euro

Mësohen finalistët e ndeshjes më të shtrenjtë në botë, fituesi i sfidës i merr 160 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori