LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Genoas takohet me Quaresman

Presidenti i Genoas takohet me Quaresman

Genoa ka qenë skuadra që ka arritur sukses të madh këtë sezon në Serie A duke siguruar pozitën e pestë në tabelë dhe duke humbur mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve vetëm falë paraqitjeve më të dobëta në ndeshjet direkte përballë Fiorentinas.

Për të qenë më konkurrues sezonin e ardhshëm, presidenti Enrico Preziosi tashmë ka siguruar shërbimet e Hernan Crespo (Inter) dhe Sergio Floccari (Atalanta) dhe është duke u munduar ta transferojë edhe lojtarin tjetër të Interit, Ricardo Quaresma.

“La Repubblica” njofton se të premten Preziosi do të takohet me Quaresman për të diskutuar për mundësinë e kalimit të tij te Genoa, pas një sezoni të dobët me Interin dhe Chelsean.