LAJMI I FUNDIT:

Presheva aty ku na njohu Woodrow Wilson

Noli, në fjalimin e tij para vatranëve (anëtarë të “Vatrës”), ndër të tjera përmend disa përvjetorë (“aniversarë” u thotë ai) që përkonin me atë vit (1962). Ndërmjet tyre ishte dhe ai i festimit të 4 korrikut 1918 (4 Korriku – festa kombëtare e SHBA), kur ai bashkë me përfaqësues nga vende të tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane në ceremonitë që do zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë.

Dihet që këtë rast, patrioti Fan Noli e shfrytëzoi mirë për të arritur një mbështetje ndërkombëtare amerikane ndaj Shqipërisë. Për këtë kremtim, Noli tha nga goja e tij këto fjalë: ”… fituam një nga miqtë më të mëdhenj i cili shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”.


Prifti trupvogël e me zemër të madhe, me anglishten e kulluar dhe argumente të pastra historikë, tërhoqi vëmendjen e mikpritësit për gjendjen e vendit të tij, Shqipërisë, e cila në atë kohë kërcënohej egërsisht nga copëtimi përfundimtar prej shovinistëve fqinjë. Për këtë biseda ndërmjet tyre e kaloi cakun e kortezisë, madje Uillson i premtoi të dërguarit të shqiptarëve se do ta mbronte çështjen e tyre.

Kështu, pas një viti, më 1919, në Konferencën e Paqes në Paris, ai kundërshtoi me forcë shpërbërjen e Shqipërisë, qëndrim që e renditi atë ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve në histori.

Mendojmë se kurora që vendosi Noli në Mount Vernon, është historikisht e para me të cilën një përfaqësues zyrtar i shqiptarëve nderon simbolikisht një komb tjetër. Madje, si prift që ishte, e përfytyrojmë atë t’i përjetonte thellësisht ato çaste duke lexuar si nën zë, edhe ndonjë përshpirtje në gjuhën shqipe dhe këtë jo vetëm si rit fetar, por më tepër të dalë nga thellësia e shpirtit të tij.

Një njeri kaq i thjeshtë në dukje , si prift që ishte fitoi kështu nderin të shkruante historinë si personaliteti i parë i një gjysmë Shqipërie që po vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe po takonte një presidentë amerikan .Një takim i mbushur me karizmin elegant të Uillsonit dhe thjeshtësinë e Nolit si pasqyrim i një vendi të largët, të varfër, të panjohur, që po luftonte për jetë a vdekje duke mbrojtur edhe pjesën e fundit të tij, shtetin gjysmak shqiptar.

Por shumë bisedat rrodhën më vonë , duke vazhduar edhe në kohën që po e jetojmë. Shumë njerëz e bëjnë pyetjen se: Çka e kishte shtyrë atëherë Presidentin Uillson që në një ceremoni tepër serioze dhe shumë të rëndësishme siç ishte festa e ditës së Pavarësisë të ftonte dhe ta pranonte në takim prej disa minutash një prift të panjohur shqiptar që për vendin nga po vinte askush nuk dinte asgjë.

Çka e kishte nxituar Uillsonin që e kishte dëgjuar me shumë vëmendje Nolin deri sa ai po fliste për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe pse ai aty kishte pasur edhe shumë takime me njerëz të influencës së biznesit dhe politikës botërore. Ishte "dashuria në shikim të parë" e Uillsonit me Nolin dhe Shqipërinë që e kishte nxituar Uillsonin që të bënte një premtim të prerë Nolit se nuk do të lejonte që shteti shqiptar të eliminohej. Apo ishte "dashuria pas shumë njohjesh" që e kishin bindur Uillsonin për domosdoshmërinë e ekzistencës së shtetit shqip në Ballkan si forcë e balancës në raport me shtetet sllave pro ruse. Ku ishte njohur Uillsoni me ekzistencën e popullit shqiptar, ku mësoj Ai se duhet mbrojtur Shqipëria si faza e parë e konsolidimit të politikës amerikane në Ballkan.

Edhe pse të panjohura për shumicën shqiptare, historia na kthen disa vite me herët, kohën kur Udrou Uillson ishte guvernator i shtetit të Nju Xhersit. 27 shkurti i vitit 1911 ishte një ditë e rëndësishme për Uillsonin dhe Nju Xhersin kur po finalizoheshin përpjekjet e gjata të ndërtimit të Kanalit ujor të Morrisit që do të lidhet më vonë me Nju Jorkun dhe Atlantikun.

Atëherë guvernatori i ri Udrou Uillson së bashku me gjeneralin Edmund Uillson dhe gjykatësin shtetëror Benet Van Syckel ishin zgjedhur në krye të komisionit të Asociacionit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit që do të monitoronin projektin gjigant inxhinierik. Rezultatet e komisionit të udhëhequra nga guvernatori Uillson u publikuan në vitin 1913. Kishin të bënin me mapat e projektit, fotografimet e terrenit, mjetet financiare dhe pikat tjera të rëndësishme të projektit.

Tek tavolina e guvernatorit dhe kryetarit të komisionit të Asociacionit të Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit Udrou Uillson në vitin 1913 nuk po qëndronte vetëm projekti kapital i Kanalit të Morrisit, por ishte edhe projekti tjetër me vlera të shumëfishta. "Linja e gravitetit e ekonomisë evropiane në relacion me kanalin e Suezit" ishte titulluar atëherë nga inxhinierët e Uillsonit ky projekt. I cili po tentonte të shënonte lidhjen magjike mes Danubit dhe Egjeut apo mes Evropës dhe Azisë.

Ishin vitet e gjata bisedimesh, demonstrim force dhe aktivitete të gjithanshme diplomatike atëherë mes katër superfuqive botërore Francës, Anglisë, SHBA-së dhe Rusisë që gjithsecila po tentonte të vendoste monopolin e saj në këtë projekt gjigant inxhinierik , bisedime që po rrezikonin të degjeneronin në një konfrontim të hapur ushtarak.

Në tendencë për të ruajtur influencën e saj në zonat e trafikut ballkanik, Franca krijoi aleancën e saj të parë atëherë me qeverinë serbe të udhëhequr nga Obrenoviqi, e që kishte si qëllim të përjashtonte konkurrencën angleze dhe të eliminonte rëndësinë e kalimit të Gjibraltarit duke krijuar kështu rrugën e re lundruese që do të kalonte në zonat që nuk do të ishin nën influencën angleze.

Për këtë arsyeje edhe kompania e njohur franceze që ishte një konglomerat serbo-francez me emrin "French-Serbian Shipping Company" që e kishe krijuar Millosh Obrenoviqi për të rregulluar trafikun lundrues në Danub, Savë dhe Moravë në bashkëpunim me kompaninë tjetër franceze "Principal Shipping Company" zhvilluan me miratimin e Napoleonit të 3 me datën 14 shtator të vitit 1850 fillimin e studimeve dhe krijimit të projektit të publikuar që në atë kohë për restaurimin dhe hapjen e një kanali që do të lidhte Danubin dhe Vardarin, për të krijuar rrugën lundruese për në portin e madh të Selanikut.

Serbia në atë kohe kishe shfaqur interesim maksimal për këtë projekt dhe kishte lehtësuar gjitha proceset ligjore për fillimin e punimeve, duke i ofruar të gjitha hapësirat që një gjë të tillë ta bënte edhe Qeveria turke e asaj kohe. Ishte vetëm intervenimi i atëhershëm i Rusisë që në momentet e fundit u kundërshtua aplikimi i "Principal Shipping Company" që e kishte bërë me datën 1 korrik te vitit 1859 për marrjen me koncesion për 30 vite të lundrimit nëpër këtë kanal posa që ai të ndërtohej.

Millosh Obrenoviqi i kërcënuar nga qeveria e Moskës se atëhershme me prishjen e marrëdhënieve diplomatike (që për Serbin ishin shumë domethënëse në kohën e luftërave kundër Perandorisë Osmane) pranoi kërkesat e Rusisë për mos dhënien me koncesion të drejtës së lundrimit kompanisë franceze "Principal Shipping Company" që ishte edhe pronë e vetë Napolonit të 3.

Pas shumë negociatave dhe vetëm pas intervenimit të konsullatës ruse në Beograd, ishte arritur marrëveshja që kompanisë shtetërore ruse ti jepej e drejta e ndërtimit dhe shfrytëzimit të më vonshëm të kësaj rruge lundruese dhe më në fund marrëveshja ishte arritur me 18 shtator të vitit 1860.

Marrëdhëniet e prishura me francezet, ishin arsyeja qw mw nw fund Obrenoviqi kishte pranuar të jepte edhe disa të drejta të limituara Francës për të drejtën e lundrimit, dhe kështu ne vitin 1864 francezët të irrituar e kishin prishur përfundimisht marrëdhëniet me Obrenoviqin dhe e kishin ndërprerë punimet për restaurinim e Moravës dhe as që kishin filluar ndërtimin e kanalit.

Derisa tensionet në aksin Serbi-Francë-Rusi po vazhdonin lidhur me dominimin e projektit dhe rruges lundruese ne vitin 1867 anija me emrin "Morava" me ekspeditën e udhëhequr nga Ante Aleksiq kishte filluar hulumtimet serioze për vlerësimin e kapaciteteve lundruese te Moravës.

Disa vite më vonë shoqata me emrin "Messenger of Serbian Learned Society" ne vitin 1879 e publikon librin që ishte një punim shkencor i Ante Aleksiq me emrin "Morava , gjendja prezente dhe mundësitë e saj lundruese" qe ishte një vlerësim dhe pohim për mundësin e ndërtimit të kësaj rruge dhe analizat e punës teknike dhe arsyetimin e fitimeve ekonomike.

Por vetëm fillim shekulli i 20 ishte koha kur seriozisht filluan interesimet konkrete për fillimin e ndërtimit të aksit magjik Danub-Moravë-Vardar-Deti Egje.

Ishte viti 1904 kur filloi lëvizja për lidhjen e Danubit me detin Egje dhe hapjen e kanalit që do ti lidhte këto dy lumenj. Për tu realizuar kjo ide interesim special kishin shfaqur Anglia dhe Gjermania që si dëmshpërblim kishin pranuar të financonin vet punimet dhe krejt projektin.

Ishin kontaktet e bëra me rrethet e influencës së biznesit ne Angli dhe Gjermani që i kishin tërhequr shumë vëmendjen për këtë ide edhe të qeverisë së SHBA-së në atë kohë, e cila po tentone së bashku me Anglinë të minimizonte influencën franceze apo ruse në këtë projekt gjigant, tepër të rëndësishëm për transportin evropian.

Këtu edhe filloi interesimi i parë i një zyrtari amerikanë për tokat e shqiptarëve ishte Asociacioni i Inxhinierisë Civile të Nju Xhersit, me kryetar të komisionit guvernatorin Udrou Uillson dhe inxhinierin Eugen Herbel, që të parët kishin përfunduar të gjitha detajet e projektimit të kanalit të ri që do të shënonte lidhjen mes Danubit nëpërmjet Moravës jugore, Vardarit, për në portin e madh të Selanikut.

Ata e kishin titulluar këtë projekt me titullin "Linja e gravitetit e ekonomisë evropiane në relacion me kanalin e Suezit". Rruga drejt presidencës amerikane për të ishte e largët, por ishte hera e parë që ai po merrej zyrtarisht me një projekt që nuk kishte të bënte me shtetin që ai po e drejtonte, apo edhe as me vetë Amerikën. Ishte diçka krejt tjetër jashtë rebusit të politikës neutraliste amerikane të asaj kohe. Diçka që do të shënonte një erë të interesit amerikan për Ballkanin.

Guvernatori Uillson ishte shumë i magjepsur me hapjen e kanaleve ai njëherë e kishte quajtur kështu kanalin e Morrisit: "Mjafton që është gjenial që e bënë atë të rëndësishëm". Interesi amerikan për rajonin e Luginës së Preshevës ishte i hershëm shumë më i hershëm se sa që dihet dhe shkruhet nga publicistika, historia dhe media shqiptare. Për Luginën e Preshevës shumë kohë më herët shfaqen interesat dhe hidhen shtizat e interesit nga fuqitë kryesore të asaj kohe dhe kohës së sodit, duke u përpiluar plane dhe ide për dominimin e rajonit dhe projektit gjigant të rrugës lundruese Danub-Deti Egje. (projekt që është riaktualizuar vitet e fundit prej ish kryeministrit serb Gjingjiq dhe presidentit Tadiq)

Ata e kishin projektuar në detaje deri në cdo milimetër projektin duke shënuar saktë vendbanimet dhe rajonet ku do të kalonte kanali duke ofruar fakte të reja për popullsitë e reja <që nuk ishin si rusët e as si turqit> por <që kishin një gjuhë tjetër nga turqit edhe pse kishin një fe të njëjtë si ata>. Ishin faktet e detajuara nga ky Asociacion Inxhinierik që e kishin njohur Uillsonin me popullin shqiptar dhe gjeopolitikën e këtij populli.

Propozimi dhe skemat e realizimit teknik të projektit menjëherë i ishin dorëzuar administratës së Presidentit Uilliam Taft, dhe kështu edhe pse në fund të mandatit të saj kjo administratë vetëm dy muaj përpara se Uillson të inaugurohej Presiden, kishte filluar bisedimet në Shën Peterburg me Carin rus për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujor, që do të kalonte krejtësisht nëpër Luginën e Preshevës.

Kështu që me datën 18 janar të vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistët amerikan dhe ata tusë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin: të rejat e arritura nga këtu Shën Peterburgu tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikan dhe atyre Rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidhë lumin Danub me detin Egje, kjo do të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar deri te ujëndarësi i Preshevës ku do të shtrihej për në jug deri tek Vardari i epërm". (Projekti që dikur i ishte dorëzuar administratës së Presidentit Taft sot ruhet në arkivat e shtetit të Nju Xhersit, deri sa kopja e tij ekziston në arkivat private në Beograd, por pjesë të tij janë shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore nga Qeveria Serbe e asaj kohe).

Kështu që prej këtij momenti edhe fillon bërthama e parë e një aleance shqiptaro amerikane, që zyrtarisht do të funksionalizohej pasi që Udrou Uillson do të zgjedhej president, me 4 mars të vitit 1913. Ishin faktet precize të ofruara gjatë projektimit të kanalit ujor Danub-Deti Egje, më saktë ishin shqiptarët e Luginës së Preshevës që i kishin takuar inxhinierët amerikanë, ata që kishin bërë njohjen e parë mes popullit mik amerikan dhe atij shqiptar. Sepse kanali që ata kishin ardhur që ta projektonin kërkonte fakte precize nga terreni ku ai do të kalonte. Pra fakte nga Presheva apo lugina e Preshevës vendi ku duhej kryer punimet.

(Falënderoj zonjën Linda Barth kryetare e stafit të Asociacionit të Kanaleve të Nju Xhersit për ndihmën e pashembullt gjatë shkrimit të këtij shkrimi)

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori