LAJMI I FUNDIT:

Premtohen hapja e 220 vende të reja të punës

Premtohen hapja e 220 vende të reja të punës

Kompania e njohur gjermane IQ-to-Link GmbH e kontraktuar nga DeutschePost DHL group, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Banesore kanë arritur marrëveshje për hapjen e 220 vendeve të reja të punës. Ky projekt që ka të bëjë më hapjen e një qendër të thirrjeve do të fillojë punën në muajin shtator.

Kështu u bë e ditur gjatë ditës së sotme në një konferencë të organizuar nga Komuna e Prishtinës, në të cilën u paraqitën të dhënat fillestare rreth këtij projekti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi që këta muaj është bërë punë e madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për hapjen e vendeve të punës në Prishtinë. “Pas disa muaj negociata me këtë kompani kemi arritur marrëveshje që përmes ndërmarrjes publike banesore t’i ofrojmë të gjitha kushtet që kjo kompani t’i hapë këto vende të punës në Prishtinë dhe jo në një shtet tjetër të regjionit. Para se ta ri bëjmë atë ndërtesë kanë ardhur edhe kërkesat e para, njëra prej tyre është nga IQLink që në bazë të një kontrate të cilën e kanë pas që kjo kompani të hapë qendrës e saj në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.


Po ashtu, ai bëri të ditur që Komuna e Prishtinës është duke punuar që në javët në vazhdim të vendosë edhe disa prona tjera në shfrytëzim në zonat rurale, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa, Jens Reichenbach inicues dhe fitues i këtij projekti nga DeutschePost DHL group, tha se në Kosovë ka mundësi të mira të veprimit dhe ekzistojnë parametrat kryesor në këtë drejtim. “Kam vendosë me ardh këtu sepse kam parë mundësi të mira të veprimit dhe ka një kërkesë të madhe për këto që ne i bëjmë, parametrat e parë janë: si parametër kryesor është që në këtë regjion ka shumë talenta që i njohin shumë mirë gjuhët e botës”, tha Reichenbach.

Në mes tjerash, ai shtoi që plani fillestar është që të punësohen 220 bashkëpunëtorë në këtë projekt që njohin mirë gjuhët e huaja dhe që në vitet në vazhdim të zgjerojnë projektin në regjionet tjera të vendit.

Kurse, Nexhat Kryeziu, i posa emëruar në rolin e kryeshefit të ndërmarrjes publike banesore në Prishtinë tha se ndërmarrja të cilën ai e drejton është duke punuar që ta kthejë këtë ndërmarrje në shërbim të qytetarit.

“Si ndërmarrje publike banesore së bashku me akter tjerë, kemi fillu reforma të thella në këtë ndërmarrje si në strukturë rregullative. Ne po punojmë që ndërmarrja publike banesore të jetë në shërbim të qytetarit , të jetë transparente dhe asetet që i kemi ne dispozicion të jenë në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarit”, është shprehur Kryeziu.

Po ashtu, u bë e ditur që lokacioni në të cilin do të zbatohet ky projekt do të jetë në lagjen “Ulpiana”, më hapësirë 700m2, e cila ka qenë e domosdoshme për realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori