Edhe pse deri në zgjedhje kanë mbetur më pak se dy muaj, partitë kanë filluar të joshin qytetarët me masa ekonomike dhe sociale. Mirëpo, ekspertët ekonomik thonë se duke patur parasysh problemet ekonomike të vendit, këto masa janë vështirë të realizueshme.
Menjëherë pas shpërbërjes së Parlamentit, liderët e partive politike në Maqedoni kanë filluar me mbajtjen e tubimeve me qytetarët, duke u premtuar oferta, ku më së shumti dominojnë ato sociale dhe ekonomike.
Partia maqedonase opozitare-LSDM, në takimet që po realizon me qytetarët premton se nëse i fton zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, puna e parë që do të bëjnë pas formimit të Qeverisë, është rritja e pagës minimale nga 16,000 në 30.000 denarë, kthimin e tarifës së lirë të rrymës elektrike, heqja e pagesës së taksës radiodifuzive, përjashtimi i familjeve të varfra nga pagesa e faturat komunale, si dhe shumë lehtësime tjera fiskale, që sipas kësaj partie, dukshëm do të ndikojnë në përmirësim e mirëqenies sociale të qytetarëve.
Në anën tjetër, edhe lideri i OBRM-PDUKM-së gjithashtu vazhdon me premtimet se do të rrisë rrogat e administratorëve, pensionet, ndihmat sociale, se do të hapë vende të reja të punës si dhe se do të ndërtojë kopshte dhe salla sportive. Mirëpo, shtrohet çështja se sa këto premtime janë të realizueshme dhe nga do t’i sigurohen paratë për këto premtime në kohë kur vazhdimisht rritet borxhi publik, kurse rritja ekonomike ende mbetet modeste, shkruan gazeta Koha.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Ivo Kotevski, thotë se kjo parti gjithçka që ka premtuar dhjetë vitet e kaluara edhe e ka realizuar. “Sërish në fokus të programit OBRM-PDUKM-ja ka ekonominë dhe sferën sociale, që çojnë në përmirësimit e mirëqenies sociale të qytetarëve. Kemi program konkret, me afate të caktuara, që do t’i realizojmë gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar”, ka deklaruar Kotevski. Ndërkaq, edhe nënkryetar i LSDM-së Kire Naumov, thotë për KOHA se të gjitha masat që premtohet nga lideri i kësaj partie, do të realizohen përmes shpërndarjes se drejtë të parave në buxhetin qendror si dhe me përmirësimin pagesave të tatimeve.
“Kur buxhetin nuk do ta hanë provizionet e krimineleve apo shpenzimeve joproduktive, në masë të madhe do të mund të përmirësohen të hyrat në buxhet, të cilat do të krijojnë benefite më të mira për çdo qytetar të Maqedonisë. Kjo dukshëm do të kontribuon në rritjen e rrogës minimale, e cila për një kohë të gjatë është tepër e ulët. Kjo do të sjellë efekte pozitive duke u mundësuar qytetarëve të realizojnë harxhime më të mëdha për buxhetin familjar, që njëherësh do të thotë hyrje më të mëdha në buxhet nga pagesa e TVSH-së. Në mënyrë plotësuese kur qytetarët do të sigurohen se për blerjen e prodhimeve kanë marrë edhe llogari fiskale, atëherë do të ketë hapësirë që shteti t’ju kthen 15 për qind nga pagesa e TVSH-së qytetarëve”, thotë Naumov.
Ndërkohë, BDI në takimet e para që po realizon me qytetarët, në radhë të parë përmend përdorimin e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, ndërsa sa i përket premtimeve nga sfera ekonomike dhe sociale, kjo parti ende nuk ka dalë me ofertë konkrete. Nga partia shqiptare në pushtet thonë se ende nuk e kanë promovuar programin dhe se këtë do ta bëjnë publikisht në mënyrë solemne kur t’i vjen koha. Në këtë rast përjashtim bën PDSH-ja, e cila përveç ndarjes së barabartë të buxhetit si kërkesë tani më e njohur, së fundmi në tubimet partiake po promovon të ashtuquajturën “amnisti të menjëhershme fiskale”.
“PDSH më ardhjen në pushtet, puna e parë që do ta bëjë do të jetë miratimi buxhetit të ri duke e ndarë atë në mënyrë proporcionale mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Menjëherë pas kësaj do të jetë amnistia fiskale, ku qytetarëve do t’u hiqet barra e borxheve që ia kanë ndaj shtetit, përfshirë dhe borxhin e rrymës, ku do të gjenden modalitete që me ligj të ri të mundet Qeveria të financojë në këtë drejtim. Jemi të bindur se PDSH me marrjen hises shqiptare në buxhet do të hap dyert për investime kapitale në disa sfera: arsim, kulturë, shëndetësi, infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, ndihmë bizneseve në nivel lokal etj”, thonë nga PDSH. Analistët ekonomik nga ana tjetër shprehen se premtimet e partive në platformat ekonomike zgjedhore asnjëherë nuk kanë munguar, por se në praktikë gjithmonë ka munguar realizimi i tyre. Me këtë pajtohet edhe analisti ekonomik, Arben Halili, sipas të cilit masa gjithmonë janë ofruar, mirëpo këto premtime më vonë kanë përfunduar në sirtarë.
“Fushata e liderëve politik tani më e filluar dhe ajo në vete përmban disa ofertat sociale dhe ekonomike, që zor se do t’i shtynin qytetarët të dalin në numër të madh të votojnë me 11 dhjetor. Në këtë drejtim, ashtu edhe si para çdo cikli zgjedhor të mbajtur deri më tani, edhe ketë herë do të ketë një numë të madh masash të cilat ofrohen për përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, por deri më sot asnjë nga këto masa nuk janë realizuar dhe qytetarët jetojnë shumë më keq”, thotë analisti ekonomik, Arben Halili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime