LAJMI I FUNDIT:

Pranon fajësinë kosovarja e akuzuar për pjesëmarrje në ISIS dhe “Al Nusra”, thotë se shkoi atje që fëmijët të ishin afër babait

Pranon fajësinë kosovarja e akuzuar për pjesëmarrje në ISIS dhe “Al Nusra”, thotë se shkoi atje që fëmijët të ishin afër babait

Të hënën, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është deklaruar fajtore e akuzuara për pjesëmarrje në grupet terroriste të ISIS-it dhe “Al Nusra”, H.K.

Pasi që është lexuar aktakuza nga prokurori special Atdhe Demaj, e akuzuara H.K. e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se nuk e ka ditur se po kryen vepër penale.


“Unë e pranoj fajin qe kam qenë në Siri, une jom shku me qellim fëmijët me kanë afër babës vet, unë nuk e kom dit qe osht vepër penale shkuarja ne Siri, edhe çfarë organizate atje osht. Unë jom pendu edhe premtoj që në të ardhmen nuk do të përsërisë asnjëherë vepra të tilla”, ka thënë e akuzuara H.K., duke shtuar gjithashtu se ajo është përfituese e ndihmave sociale.

Këtë pranim të fajësisë e ka mbështetur edhe mbrojtësja e të akuzuarës H.K., avokatja sipas detyrës zyrtare, Blerta Shyqeriu, e cila ka kërkuar nga gjykata që gjatë matjes së lartësisë së dënimit të merr parasysh si rrethanë lehtësuese faktin e bashkëpunimit të akuzuarës me organet e ndjekjes, moshën e re, pranimin e fajësisë dhe pendimin e thellë të saj.

“E pranoj pranimin e  fajësisë nga ana e të mbrojturës sime. E mbrojtura ime është njoftuar me pasojat e pranimit të fajësisë konform nenit 248 par.1 nën par.1.1 dhe ne në cilësinë  e mbrojtjes respektojmë vullnetin e saj për pranim të fajësisë dhe pikërisht për këtë arsye kërkojmë nga gjykata që pranimin e fajësisë  ta merr si rrethanë lehtësuese  e poashtu të ketë parasysh edhe rrethanat e  tjera lehtësuese të cilat i parasheh neni 74 i KPRK-së gjegjësisht paragrafi 3, duke aluduar në rrethanat personale, karakterin e saj, bashkëpunimin e saj me organet e ndjekjes penale pasi që është sjellë në Kosovë, moshën e saj kur ka shkuar, pendimin e saj të thellë sepse ky veprim më shtrenjte i ka kushtuar vet të pandehurës se sa vet shtetit.”, ka thënë avokatja  Shyqeriu.

Gjithashtu pranimin e fajësisë e ka mbështetur edhe prokurori Demaj, duke i propozuar gjykatës që të akuzuarën ta shpall fajtore dhe ta dënoj sipas ligjit.

Prokurori Demaj gjykatës i ka propozuar që gjatë matjes së lartësisë së dënimit, përpos rrethanave lehtësuese, të merr parasysh edhe rrethanën rënduese, faktin se veprimet e të akuzuarës janë bërë me vetëdije dhe me dashje.

“Gjatë matjes së dënimit konsideroj se për të akuzuarën duhet të merrni parasysh si rrethanat lehtësuese poashtu edhe ato rënduese. Si rrethanë lehtësuese fakti se e akuzuara e pranoj fajësinë për të gjitha pikat e akuzës, ka kryer për herë të parë veprën penale, është e gjendjes së dobët ekonomike, është penduar. Me gjithë sinqeritetin e së njëjtës dhe duke kërkuar të keni parasysh rrethanat lehtësuese, për akuzën është e pamundur pa kërkuar edhe rrethanat rënduese për arsye se e njëjta në kohën e shkuarjes në territoret e kontrolluara nga grupet terroriste, me gjithë faktin se bashkëshorti i saj ka qenë atje dhe e njëjta shkuarjen e arsyetoj se është dashur t’i bashkëngjitet bashkëshortit, assesi nuk e arsyeton këtë veprim, sepse e njëjta ka vepruar me vetëdije dhe dashje dhe ka qenë  e informuar për gjendjen ne terren dhe për grupacionet të cilave do t’iu bashkëngjitet, kërkoj ta merrni si rrethanë rënduese”, ka deklaruar prokurori.

Pas deklarimit të palëve, gjykatësi Musa Konxheli mori aktvendim, me të cilin e ka aprovuar pranimi e fajësisë nga e akuzuara, me arsyetimin se pranimi i fajësisë është bërë vullnetarisht, pas konsultimit me mbrojtësen e saj dhe se gjen mbështetje në shkresat e lëndës.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast pritet të të bëhet më 10 qershor 2020, në ora 9:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 19 shkurt 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj H.K, të cilën e akuzon për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par.2 të KPRK-së dhe nenit 3 të Ligjit nr.05/L-002, për Ndalimin bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas prokurorisë, e akuzuara H.K, me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste  ISIS dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të vitit 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit dhe më tutje për në Siri, ku i është bashkangjitur burrit të saj A.A, i cili veçse vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist ISIS.

Siç përshkruhet në aktakuzë, e akuzuara ka qëndruar në Siri edhe pas vdekjes së burrit të saj, ka pranuar pagesa rregullisht nga organizata terroriste ISIS, ku pas vdekjes së bashkëshortit martohet përsëri me pjesëtarin tjetër të ISIS-it, R.H.

PSRK-ja pretendon se sipas bisedave telefonike dhe SMS, është kuptuar se akuzuara ka qëndruar edhe me tutje vullnetarisht në Siri, ku është gjetur material propagandues në formë të video incizimeve, të sulmeve terroriste të ISIS. Poashtu në aktakuzë thuhet se në rrjete sociale janë vërejtur komunikime të të akuzuarës me familjarët e saj në Kosovë, që kishin të bëjnë me pagesat të cilat i ka pranuar nga ISIS, veprime këto sipas PSRK-së të kryera në vazhdimësi deri në kohën kur është dorëzuar te Forcat Kurde në fillim të vitit 2019, ku kishte qëndruar për rreth dy muaj, ndërsa më 20 prill 2019 është depërtuar në Kosovë. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori