LAJMI I FUNDIT:

Prania e JTI Kosovë promovon tregun kosovar

Prania e JTI Kosovë promovon tregun kosovar

Prania e Japan tabacco internacional (JTI) dhe kompanive ndërkombëtare të ngjashme e promovon tregun e Kosovës si të besueshëm dhe si një truall premtues për kompani të tjera të huaja që të vijnë dhe të ngrenë bizneset e tyre këtu. Kështu ka deklaruar Kent Brown zëvendës president për çështjet e korporatës në Japan Tobacco International në Gjenevë.

“Ne jemi dëshmitari më i mirë për Kosovën për t’i dëshmuar botës angazhimin tuaj drejt ekonomisë së tregut, shtetit ligjor dhe zhvillimit. Pa këtë dëshmi, Kosova e ka të vështirë të ngrejë profiling e saj dhe të bëhet e dukshme, për të përthithur investime të huaja” ka deklaruar Brawn.

Ai vlerëson se tregu i Kosovës është sfidues, me gjithë mundësitë që ofron për zhvillimin e biznesit.

“Ne jemi të fokusuar për të përforcuar pozitën tonë si No.1 në këtë treg, duke mbështetur kështu rritjen e fuqishme që JTI po njeh në mbarë botën”.


Sipas tij zgjerimi i biznesit të JTI në këtë treg është gjithashtu një shenjë e mirë për Kosovën dhe këtu nuk është fjala thjesht për 25 milion euro që i shkojnë buxhetit të Kosovës nga akciza dhe taksat mbi cigaret e JTI, 3 milion eurot që u mbesin partnerëve tanë në tregun e shitjes me pakicë, por edhe sepse prania e JTI dhe kompanive ndërkombëtare të ngjashme e promovon këtë treg si të besueshëm.

Fakti se markat e JTI kontribuojnë me 25 milion euro në buxhetin e Kosovës, konfirmojnë se bëhet fjalë për një treg të shkëlqyeshëm, thotë zoti Brawn.

“Ky është një treg i shkëlqyer, sepse ai i kupton thellë dhe ndan me ne dy vlera kryesore: cilësinë e produkteve dhe besnikërinë ndaj klientëve. Ne konkurrojmë përmes një cilësie të pathyeshme dhe kjo është arsyeja pse jemi sot No.1 i këtij tregu”.

Brawn po ashtu ka thënë se qendra e JTI është në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa JTI operon në 120 vende dhe ka zyrat e saj në 40 qendra të ndryshme.

“JTI ka qenë një kontribuues jetik për shumë nisma shoqërore dhe sigurisht Kosova do të jetë pjesë e krenarisë në rrugën e përmbushjes së këtyre përgjegjësive”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori