LAJMI I FUNDIT:

PowerSkin sjell mbështjellës dhe bateri shtesë për Galaxy S III

PowerSkin sjell mbështjellës dhe bateri shtesë për Galaxy S III

Nuk ka rëndësi se cilin telefon përdor, përderisa në kohë të caktuar të gjithë neve na vyn kohë më e madhe e shfrytzimit të produktit që përdorim.

Nëse jeni përdorues i Galaxy S III dhe ju duhen mbështjellës të ri për telefon dhe njëkohësisht kohë më e gjatë e përdorimit të produktit tuaj, PowerSkin ka zgjedhjen e duhur.

Mbështjellësi i ri shton 1500 mAh bateri të brendshme për të shtuar kohën e bisedës në telefon deri në 2.83 orë. Kjo sasi e re e baterisë lejon telefonin tuaj të qëndroj në ‘stand-by’ deri në 97 orë.

Bashkë me baterinë shtesë, në mbështjellësin nga PowerSkin vjen edhe teknologjia NFC e cila mundëson komunikimin mes dy pajisjeve që janë afër njëra tjetrës. Mbështjellësi shitet me kabllon e nevojshme e cila mundëson mbushjen me rrymë.


Është i punuar nga silikoni dhe mbron Galaxy S III nga pikat e ujit dhe pluhuri. Produkti mund të blehet tani me çmim prej 79.99 dollar. /Telegrafi/