LAJMI I FUNDIT:

Policia me veturë civile ndjek shoferët që shkelin rregullat në trafik (Video)

Policia me veturë civile ndjek shoferët që shkelin rregullat në trafik (Video)

Automjetet e policisë, të cilat nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, kanë filluar të patrullojnë rrugëve  në komunën e Prishtinës. Qëllimi është që të identifikohen shoferët të cilët bëjnë shkelje të rregullave të trafikut.

Automjetet civile të cilat drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare janë të  pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm dhe zërim.

Kallxo.com ka shoqëruar njësitë në patrullimet e zakonshme. Në pamjet e filmuara nga Kallxo.com shihet momenti kur vetura civilie vërenë një makinë e cila tejkalon në vijën e plotë.


Për ta parandaluar kundërvajtësin polici i cili voziste veturën ndezi alarmin e policisë, ndërsa kolegu i tij që ishte ulur në ulësen e pasagjerit vendosi dritën rotative mbi veturë dhe me shenjën “stop” urdhëron shoferin e veturës që të ndalet. Pasi që shoferi i veturës nuk vërejti shenjat paralajmëruese të policisë, ata filluan ndjekjen e veturës së tij nga pas.

Shoferit i shqiptohet një tiketë në vlerë prej 300 eurosh ndërsa patrullimi vazhdon tutje.

Kërkimi për shoferë që përdorin telefonin poashtu është cak i makinave civile të policisë

Një i tillë haset pak momente pas patrullimitPër shkak se personi në fjalë kishte përdorur telefonin gjatë vozitjes, policia i shqiptoi atij gjobë në vlerë 40 euro. Policia ka njoftuar se këto patrullime do të zhvillohen çdo ditë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ata kanë bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori